Të plagosurat me trauma psikologjike

Besnik Elezi
Pesë vajzat të cilat vazhdojnë të marrin mjekim në ambientet e spitalit rajonal të Vlorës, janë drejt përmirësimit. Në dhomat e reaminacionit janë për një kurim më të specializuar tre prej tyre. Adiola Musaku dhe Elidona Gjinaj janë dy nga vajzat të cilat janë në gjendje më të rëndë dhe do të vazhdojnë të jenë nën trajtimin e mjekëve në repartin e reanimacionit.
Ndërkohë, Besjana Xheneti, e cila ka humbur të fejuarin në aksidentin e ndodhur në Qafën e Vishës është mirë fizikisht me disa fraktura të vogla, por që do të trajtohet nga psikologët, për traumat psikike që ajo ka. Ndërkohë Liri Hasa dhe Juliana Kuqi, po trajtohen në repartet e kirurgjisë së spitalit dhe mendohet se dita e nesërme ose e pasnesërme ato do të dalin nga spitali drejt familjeve të tyre , pasi janë shumë mirë fizikisht.
Kirurgu, Besnik Elezi, i cili i ka ndjekur që kur ato kanë mbërritur ditën e parë në spital në datën 21 maj, shprehet se tek të pesta vajzat mbizotëron trauma psikologjike dhe tek dy prej tyre politrauma. Ato duan një kohë të gjatë regjim shtrati, që vetë stabiliteti kockor i brinjëve dhe kafazit të kraharorit të stabilizohet. /A.Peçi/