Part Time, Në fund të muajit udhëzimi për procedurën e pranimeve
07/10/2009 Universitetet tashmë i kanë dërguar MASH-it, propozimet për kuotat
Kriteret e përzgjedhjes në bazë të fluksit të kërkesave
Universitet që do të ofrojnë gjatë këtij viti akademik studime të pjesshme, ose part-time, siç njihen ndryshe, i kanë dorëzuar pranë Ministrisë së Arsimit propozimet për kuotat e mundshme të pranimeve. Ndonëse ende nuk është publikuar udhëzimi zyrtar për kriteret dhe procedurat e pranimeve për këtë cikël studimesh burime pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se ato do të nisin gjatë muajit nëntor, çka do të thotë se në mbyllje të muajit tetor do të dërgohet pranë çdo universiteti udhëzimi zyrtar mbi procesin e pranimeve. Projektvendimi me kuotat dhe tarifat e regjistrimit gjatë javëve të ardhshme do të kalojë në qeveri për miratim dhe menjëherë sapo të përfundojë ky proces fakultetet, sipas kritereve të përcaktuar, do të çelin procedurën e regjistrimeve. Procesi i regjistrimeve do të kryhet si vitin e shkuar, me anë të dorëzimit të dosjes së dokumenteve përfituese. Për rastet kur kërkesat do të jenë disa herë më të larta sesa kapacitetet e mundshme të miratuara nga qeveria, do të vihen në zbatim kriteret e përzgjedhjes. Ku një ndër më të rëndësishmet do të jetë mesatarja. Megjithatë, këtë vit pritet që të ushtrohet një kontroll më i rreptë që në fazën e regjistrimeve për të mos lejuar që kandidatët që aktualisht vijojnë studimet e larta në një nga universitet publike të përfitojnë një tjetër program nëpërmjet studimit part-time. Kjo do të evidentohet nëpërmjet dosjes së dokumenteve që do të dorëzohen për regjistrim, e cila duhet të përmbajë kopjet origjinale. Për këtë vit prioritet në përzgjedhjen e fitues të ciklit të parë të studimeve të pjesshme do të jenë kandidatët që nuk arritën të shpallen fitues në pranimet e sistemit të ditës. Ndërsa për kategoritë që kanë mbaruar studimet e larta në një fakultete dhe duan të vijojnë një të dytë do të kenë kuota të veçanta. Lidhur me tarifat e regjistrimeve drejtuesit e fakulteteve kanë pohuar se nuk do të ketë ndryshim të tyre, por gjithçka pritet të përcaktohet nga vendimi që do të marrë Ministria e Arsimit dhe qeveria. Ashtu si dhe vitin e kaluar, Universiteti i Tiranës përmban numrin më të lartë të kuotave të pranimit për këtë cikël studimesh, ku janë propozuar rreth 1600 kuota për secilin prej programeve akademike. Pranë këtij universiteti do të ketë edhe degë të cilat nuk do të jenë të kufizuara me kuota limit, siç është ajo e biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Përzgjedhja
Për këtë vit prioritet në përzgjedhjen e fituesve të ciklit të parë të studimeve të pjesshme do të kenë kandidatët që nuk arritën të shpallen fitues në pranimet e sistemit të ditës. Ndërsa për kategoritë që kanë mbaruar studimet e larta në një fakultet dhe duan të vijojnë një të dytë do të kenë kuota të veçanta. Lidhur me tarifat e regjistrimeve drejtuesit e fakulteteve kanë pohuar se nuk do të ketë ndryshim të tyre.
Kriteret e aplikimit të përzgjedhjes
Sipas udhëzimit mbi procedurën e pranimit, thuhet: “Aplikimi për regjistrim bëhet pranë sekretarive dhe dosja e dokumenteve duhet të ketë: dëftesë pjekurie të shkollës së mesme ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të; dokument identifikimi (certifikatë lindje me fotografi ose pasaportë); dy fotografi dhe mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekë. Kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme në Akademinë e Edukimit Fizik e Sporteve në Tiranë përveç dokumentacionit të mësipërm duhet t’i nënshtrohen kritereve të veçanta (konkurseve të pranimit) të vendosura nga ky institucion për pranimet, të cilat publikohen paraprakisht për të gjitha degët. Pranë njësive kryesore përgjegjëse të institucioneve publike të arsimit të lartë për çdo program studimi të ciklit të parë me kohë të pjesshme dhe për programe të dyta studimi të ngrihen komisione ad hoc me anëtarë të personelit akademik për përzgjedhjen e kandidatëve fitues për këto programe, në përputhje me kuotat e përcaktuara në vendim të qeverisë që do të dalë së shpejti.” Për të gjitha rastet kur kërkesat do të jenë më të larta sesa vendet e ofruara, do të vendoset si kriter selektues mesatarja e shkollës së mesme. Ndërsa për degët ku nuk do të plotësohet numri i kuotave do të pranohen të gjithë studentët.