E Diel, 1 Nëntor 2026

Përse duhen ende 140 deputetë, kur gjysma e shqiptarëve kanë ikur?

Vetë Parlamenti që nxjerr ligje, a është kujtuar ndonjë herë të kontrollojë zbatimin e disave prej tyre? A e di Parlamenti se disa prej ligjeve të tij janë vetëshfuqizuar? Nuk e kemi fjalën për ata parlamentarë që flenë nëpër seanca, po për ata që kanë ngritur kartonët miratues.

Për të freskuar kujtesën e këtyre deputetëve, po kujtojmë vetëm dy ligje, që në vitin 1994, “Për disa favore të veteranëve dhe invalidëve”, por ende nuk është zbatuar. Mirë ky që është i lashtë e s’mbahet mend, po ligji për ndalimin e duhanit në vende të mbyllura, që i përket këtij viti, përse nuk u zbatua? Ndoshta Parlamenti ynë ka ca si tepër deputetë e shpenzime dhe nuk manovron dot.

Përse i duhen 140 deputetë Shqipërisë, kur gjysma e popullit është larguar, e s’merret njeri me ta? Deputetët s’duhet të mjaftohen me ngritjen dhe uljen e kartonëve dhe të grinden mes tyre, por të shikojnë dhe efektet që prodhojnë ata kartonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›