Part-time, afatet që janë lënë për regjistrimet
Mbërrin udhëzimi i Ministrisë së Arsimit në universitete. Kategoritë që do të përjashtohen nga tarifa e studimit
Jonida Tashi
Fillojnë sot pranimet e kërkesave për studimet me kohë të pjesshme (part-time). Lajmi për nisjen e procedurave të regjistrimit bëhet i ditur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili sqaron se data 6 dhjetor ka qenë dita e parë e aplikimit. Kandidatët për ndjekjen e këtyre studimeve do të kenë shtatë ditë kohë në dispozicion për aplikim. Ndërsa regjistrimet do të mbyllen në datën 19 dhjetor 2008. Qeveria, nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm, i cili tashmë u është dërguar edhe universiteteve, ka aprovuar kuotat sipas fakulteteve, kriteret e pranimit, tarifat që secili kandidat duhet të paguajë për këto studime, si dhe dokumentacionin që duhet paraqitur. Një nga dokumentet që duhet të dorëzojnë këta kandidatë për nisjen e studimeve është diploma që ata kanë marrë. Kurse kandidatët që u janë nënshtruar provimeve me zgjedhje duhet të paraqesin në dosjen e dokumenteve të tyre certifikatën e provimeve të Maturës. Kuotat më të larta për studimet me kohë të pjesshme i kanë degët Financë-Kontabilitet (490 vende) dhe Administrim Biznesi (460 vende). Kuotat për Gjuhë-Letërsi për të gjitha universitetet e vendit do të jenë 370, ndërsa për degën e Drejtësisë kuotat arrijnë në 260, nga të cilat 200 në Tiranë dhe 60 në Shkodër. Në degën e Punës Sociale kuotat të jenë 150 vende, ndërsa në Biologji-Kimi 190 vende.
Kriteret
Çdo shtetas shqiptar që ka përfunduar shkollën e mesme dhe zotëron Dëftesë Pjekurie apo çdo diplomë tjetër studimi, të fituar brenda ose jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të, ka të drejtë të kandidojë për t’u pranuar në studimet e ciklit të parë, me kohë të pjesshme, në institucionet publike të arsimit të lartë. Udhëzimi parashikon që kuotat e pranimeve për shtetasit e huaj, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë, administrohen nga MASH-i dhe shpërndahen në bazë të marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe, si dhe të kërkesave individuale të tyre. Kriter kryesor për aplikantët, që ndjekjen e studimeve të pjesshme gjatë këtij viti e kanë për fakultet të parë, do të jetë mesatarja e shkollës së mesme. Ndërsa për aplikantët që kanë mbaruar një fakultet dhe duan të studiojnë në një tjetër degë part-time, si kriter bazë, përveç mesatares së shkollës së mesme, do të jetë edhe dega e tyre e parë. Raporti i pranimeve në ciklin e studimeve part-time për fakultet të parë dhe të dytë është dy me një. Pra do të pranohen dy herë më shumë kandidatë që dëshirojnë të studiojnë për herë të parë. Për vitin akademik 2008-2009, për studimet me kohë të pjesshme, janë përcaktuar 4845 kuota. Këto kuota janë ndarë: 3045 për programet e ciklit të parë me kohë të pjesshme, 1400 për programe të dyta studimi dhe nga 200 kuota për transferim studimesh dhe për shtetasit e huaj.
Tarifat
Tarifat vjetore të shkollimit, të përcaktuara në udhëzim, variojnë nga 30 mijë lekë për degë të tilla si Histori-Gjeografi, cikël i ulët, Matematikë-Fizikë, deri në 90 mijë lekë për Degën e Drejtësisë. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studentët përsëritës i nënshtrohen tarifës së shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdojnë studimet. Ndërsa për studentët me rezultate të shkëlqyera, MASH-i propozon që kjo kategori të mos e paguajë tarifën e shkollimit për vitin pasardhës. Gjithashtu është përcaktuar që shtetasit e huaj, që do të vazhdojnë studimet në një program studimi, me kohë të pjesshme, t’i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur në marrëveshjet zyrtare shtetërore janë përcaktuar mënyra të tjera të përcaktimit të tarifave. Ministria e Arsimit ka përcaktuar edhe kategoritë e studentëve që do t’i ndjekin studimet me kohë të pjesshme, pa paguar tarifën vjetore të shkollimit. Në këtë kategori përfshihen shtresat sociale, si: të verbrit, të shurdhrit, invalidët, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijët romë apo ato të policëve të rënë ose të plagosur në krye të detyrës. Një tjetër kategori që përfiton të drejtën e studimit me kohë të pjesshme pa paguar tarifën vjetore janë edhe ish-të përndjekurit politikë. Të gjitha këto kategori do të përfitojnë nga heqja e tarifës vjetore të shkollimit edhe kur u përkasin viteve më të larta të studimit.
9 Dhjetor 2008