E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time, fituesit për Psikologjinë e Shkencat Sociale

 zirina llambroRektorati i Universitetit të Tiranës bën publike emrat e fituesve të sistemit part-time për degët e psikologjisë dhe shkencave sociale. Studentët do të kenë afat deri më 22 dhjetor për t’u regjistruar në sekretaritë e fakulteteve. Përveç dokumentit të identifikimit dhe dëftesës origjinale të shkollës së mesme,  duhet të kenë me vete edhe tarifën e regjistrimit. Kandidatët që nuk do të paraqiten për të kryer këtë procedurë skualifikohen. Kuotat bosh do të plotësohen duke spostuar listën në bazë të mesatares, sipas renditjes së publikuar pak ditë më parë nga Rektorati i Universitetit të Tiranës. Gjatë këtyre ditëve ka përfunduar edhe afishimi i fituesve në universitetet e tjera të vendit. Në total, në këtë cikël studimesh janë pranuar më shumë rreth 5,500 kandidatë. Sa i përket tarifave, ato do të aplikohen mbi bazën e krediteve, që do të marrë studenti për një vit akademik. Pra, sipas lëndëve që do të zgjedhë, studimet më të shtrenjta në sistemin me kohë të pjesshme do të jenë në Universitetin Politeknik, në degën e Inxhinierisë Mekanike, edukim në distancë. Tarifa për një kredit është 1.800 lekë, që do të thotë se një vit në këtë degë paguhet mbi 1 milion lekë të vjetra dhe për tre vjet 324 mijë lekë të reja, mbi 3 milionë lekë të vjetra. Po kështu studimet trevjeçare në një nga degët e Fakultetit të Shkencave Natyrore, Biologji-Kimi kushtojnë 288 mijë lekë të reja. Ndër degët më të shtrenjta këtë vit përfshihen edhe ato të Universitetit Bujqësor. Për të vazhduar me korrespondencë degën e Agrobiznesit apo Hortikulturës duhet të paguash 198 mijë lekë të reja për tre vite studimi. Mbi 150 mijë lekë janë vendosur tarifat e shkollimit për të ndjekur një nga degët në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, Historisë, Gjeografisë, dega e Ciklit të Ulët, Cikli i Ulët Parashkollor, degët në Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizëm.
LISTEN E PLOTE MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›