E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time i Juridikut, 52 fituesit e rinj



Çregjistrimi i 52 personave nga sistemi me kohë të pjesshme të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ka bërë që 52 humbës të deritanishëm të fitojnë të drejtën e studimit. Fituesit e rinj do të duhet të regjistrohen pranë sekretarisë mësimore të këtij fakulteti, gjatë ditëve në vijim, kur të përcaktohen zyrtarisht datat e reja të regjistrimeve.

Fituesit

Në total do të hyjnë 52 persona të rinj në sistemin me kohë të pjesshme të Fakultetit të Drejtësisë. Duke marrë parasysh listat e përgatitura nga fakulteti gjatë fazës së dytë të regjistrimeve, “standard” publikon të gjithë emrat e fituesve, që renditen menjëherë pas fituesve të fundit të regjistrimit të kaluar.

Regjistrimi i studentëve në sistemin me kohë të pjesshëm në Universitetin e Tiranës ka krijuar këtë vit një dukuri të veçantë, pasi nota mesatare ka qenë shumë më e ulët se vitet e kaluara. Me fituesit e rinj të Fakultetit të Drejtësisë, nota mesatare zbret nga 6.9 që ishte në fazën e kaluar të regjistrimeve në më pak se 6.5. Fituesi i fundit i listës së re është me notë mesatare të shkollës së mesme, 6.41.

Çregjistrimi

Me anë të një shkrese drejtuar dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, rektorati ka bërë publikë 52 emra që vazhdojnë aktualisht studimet në një shkollë tjetër, e që si pasojë do të çregjistrohen nga kjo shkollë.

Vendimi për çregjistrimin e këtyre personave është marrë dy ditë më parë nga rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule, i cili ka lajmëruar dekanin e Fakultetit të Drejtësisë për ekzistencën e 52 emrave që po vazhdojnë studimet dhe të 1 personi, mesatarja e të cilit është keqllogaritur. Sipas kësaj letre, nga verifikimi i respektimit të kërkesave të udhëzimit “që Rektorati i UT-së po kryen për kandidatët e përcjellë nga ana juaj si fitues në sistemin me kohë të pjesshme, ju informojmë se kandidatët e listës bashkëngjitur (të verifikuar vetëm në fakultetet e UT-së) duhet të çregjistrohen, sepse janë përfshirë në kundërshtim me kërkesat e MASH-it”.

Në këtë letër, rektorati i bën të ditur Fakultetit të Drejtësisë, se duhen njoftuar këta persona që nuk janë fitues dhe se duhet të nisë regjistrimi për fituesit e rinj. “Ju informojmë se procesi i verifikimit vazhdon në universitetet e tjera shqiptare, si dhe për dokumentacionin që kandidatët kanë paraqitur. Udhëzoheni të njoftohen kandidatët e kësaj liste, si dhe të vazhdojë plotësimi i kuotave të miratuara sipas udhëzimit të MASH-it”, – bën të ditur rektorati.

Fituesit e rinj

Blerta Kruja 6.89

Nertila Meçani 6.88

Fation Fusha 6.88

Lindita Ndoi 6.87

Aldo Naqellari 6.87

Morena Malevi 6.86

Olsi Gjondedaj 6.86

Nertil Halili 6.82

Elstel Skënderi 6.82

Gentian Rexhep Robi 8\6.8

Esmeralda Hoda 6.77

Flora Manuka 6.77

Artan Dede 6.75

Edvin Koleka 6.75

Denada Shegani 6.74

Ermir Dibra 6.73

Edmod Dokaj 6.71

Fiorda Gjoni 6.71

Ajet Dauti 6.7

Redi Ferizaj 6.69

Stivson Memisha 6.69

Elda Borova 6.65

Ljubjana Lamu 6.65

Vjollca Ngjela 6.64

Asrit Bajo 6.63

Erblina Nuraj 6.62

Benart Kacaca 6.6

Luseida Basholli 6.6

Taulant Hoxha 6.6

Eduard Hoxha 6.59

Frensis Lila 6.58

Kujtim Bisha 6.57

Gentian Dika 6.57

Ledio Bana 6.53

Endrit Shabani 6.52

Makland Kashari 6.51

Behar Fejzo 6.51

Argent Keta 6.51

Kleon Dautaj 6.5

Erion Gjergji 6.5

Maruis Angjellari 6.48

Perparim Zerja 6.46

Robert Mehmeti 6.45

Arban Hamzai 6.45

Eri Samara 6.44

Roland Dervishi 6.44

Migert Gaxhja 6.43

Erion Lami 6.42

Aljo Mane 6.42

Onela Lleshaj 6.41

Erinda Veliu 6.41

Eriglen Hasanaj 6.41

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›