E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuponi i lejes së qëndrimit, ndryshojnë procedurat e rikthimit në Itali



Ambasada Italiane në Tiranë ka bërë dje publikë ndryshimin e procedurës së rikthimit të emigrantëve që kanë kupon postar, pas festave të fundvitit. Edhe pse kuponi postar i rinovimit të lejes së qëndrimit nuk shërben më për të dalë nga Italia, deri sa të rikthehen në vendin fqinj, ata që kanë dalë prej Italisë, do të mund të rikthehen me këtë kupon. Kjo, pasi Ministria e Brendshme e këtij vendi ka vendosur që të shtyjë afatin e hyrjes me anë të kuponit, por pa pasur mundësinë e daljes nga Italia.

Përfitimi

Sipas ambasadës, Ministria e Brendshme italiane ka konfirmuar se ngelen në fuqi dispozitat e shpërndara më parë që u lejojnë të huajve në zotërim të kuponit postar të rinovimit të lejes së qëndrimit ose të lëshimit për herë të parë të saj për punësim, vetëpunësim apo për bashkim familjar, të kthehen në vendet e origjinës apo të banimit të përhershëm, me tre kushte kryesore.

Sipas vendimit të Ministrisë së Brendshme të vendit fqinj, që shtetasit shqiptarë të përfitojnë duhet që dalja dhe rihyrja në Itali të bëhen nga e njëjta pikë kufitare; udhëtimi të mos parashikojë tranzit në vende të tjera “Shengen” dhe emigranti të paraqesë pasaportën së bashku me vizën e hyrjes, “në mënyrë që të kuptohen arsyet e qëndrimit (punësim, vetëpunësim apo bashkim familjar), ose me lejen e qëndrimit për të cilën ka kërkuar rinovim (kopje ose origjinalin), si dhe faturën e postës italiane; d) personeli i kontrolleve kufitare duhet të vulose dokumentin e udhëtimit (pasaportën) dhe kuponin, që do të paraqiten nga personi që i zotëron, në momentin e daljes dhe rihyrjes në Itali”.

Jo për të hyrë

Gjithsesi, vendimi në fjalë i Ministrisë së Brendshme nuk ka të bëjë me daljen nga Italia, pasi kjo mund të bëhet vetëm me vizë normale ose me leje qëndrimi në fuqi. Sipas Ambasadës Italiane, mundësia për të dalë nga Italia me kuponin postar, me dëshirë për t’u kthyer sërish, ka përfunduar prej 31 janarit të këtij viti, ndërkohë që edhe kthimi tranzit, apo që kanë ikur nga Italia për punësim, nuk janë më në fuqi.

“Në 31 janarin e kaluar mbaroi afati i lehtësimit me karakter të jashtëzakonshëm, parashikuar nga Qarkorja 400/C/2008/2952, në favor të qytetarëve të huaj në zotërim të kuponit postar të rinovimit të lejes së qëndrimit ose të lëshimit të parë për punësim, vetëpunësim apo për bashkim familjar, për t’u kthyer në Itali, duke tranzituar përmes territoreve të shteteve anëtare”, – bën të ditur Ambasada Italiane.

Çdo vit Italia dhe Greqia marrin vendime të këtij lloji që vlejnë prej datës 1 dhjetor deri më 31 janar, në mënyrë që t’u mundësojnë emigrantëve që jetojnë në këto vende, rikthimin në shtetet amtare, për festat e fundvitit. Në periudhën e ndërmjetme, ata nuk mund të udhëtojnë për në Shqipëri dhe vendet e tjera, pa vizë normale, apo leje qëndrimi që është në fuqi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›