Projektet e investimit në spitale për periudhën 2010–2013
18/02/2009 Godo takon misionin e Bankës Islamike për Zhvillim
Përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore në vend gjatë 3 vjetve të ardhshëm do të mbështet sërish nga investimet e Bankës Islamike për Zhvillim në Shqipëri. Gjatë takimit të zhvilluar dje ndërmjet ministres sonë të Shëndetësisë Anila Godo dhe kreut të këtij misioni janë publikuar projektet konkrete që do të realizohen gjatë 3 vjetve 2010-2013. Konkretisht, Ministria e Shëndetësisë parashtroi projektet më të rëndësishme të investimit, siç janë rindërtimi i spitalit të Fierit, në sistemin parësor u diskutuan projektet për ndërtimin e qendrave të reja shëndetësore në zona rurale të vendit tonë. Një tjetër prioritet i dikasterit të shëndetësisë për bashkëpunim me misionin islamik ishte edhe investimi në aparatura mjekësore dhe laboratorike në të gjitha spitalet rajonale në vend. Menjëherë pas njohjes me detajet përkatëse të çdo projekti të diskutuar gjatë takimit, përfaqësuesit e misionit shprehen gatishmërinë e plotë për investime të mëdha në fushën e shëndetësisë, veçanërisht në ndërtimin e godinave të reja dhe pajisjeve të nevojshme spitalore. Në ditët në vijim pritet që të detajohen projektet e tjera, veçanërisht ato për institucionet shëndetësore në rrethet e largëta, të cilat kanë nevojë imediate për t’u ndryshuar, duke qenë se pacientët nuk u drejtohen për ndihmë mjekësore. Ky mision ka investuar në projekte të rëndësishme, si: faza e parë e spitalit të përgjithshëm në Durrës, financuar me 5 milionë dollarë; fazë e dytë e spitalit të përgjithshëm në Durrës, financuar me 7 milionë dollarë; spitali i përgjithshëm në Kavajë, afërsisht 6 milionë dollarë. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe programimi i projektpropozimeve për 3 vjetët e ardhshëm.