Part-time, miratohen kuotat e tarifat
Zirina llambro
Miratohen kuotat dhe tarifat e shkollimit për studimet me kohë të pjesshme. Qeveria vendosi dje që për këtë vit akademik të pranohen 4845 kandidatë në këtë cikël. Krahasuar me vitet e mëparshme, tarifat kanë pësuar një ulje mesatarisht prej 10.000 lekësh, por ka edhe degë të caktuara tek të cilat ato kanë mbetur të njëjta. “Programet e studimit dhe kuotat e nevojshme për to bëhen prezent nga fakultetet, bazuar në mundësitë e tyre dhe nevojat e tregut të punës”, sqarohet në relacionin e Ministrisë së Arsimit, e cila ka bërë propozimet përkatëse. Kështu, sipas vendimit të djeshëm, kuotat e Part-time do të ndahen në katër cikle. “Për programin e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme janë parashikuar 3045 kuota, për programet e dytat të studimit 1400 kuota. Ndërkaq për transferim studimesh dhe për shtetasit e huaj janë përcaktuar 200 vende për secilin sistem”, cilësohet në vendimin e qeverisë. Rishpërndarja e kuotave për programet e ciklit të parë është bërë sipas degëve të caktuara të universiteteve. “Kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet me kohë të pjesshme në një program të dytë studimi do ta fitojnë këtë të drejtë sipas kritereve të vendosura nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë”, sqarohet në vendim. Ndërsa për dy tipet e tjera, rishpërndarjen e kuotave do ta bëjë Ministria e Arsimit. “Pranimet për formën e studimit me kohë të pjesshme janë të lidhura me përmirësimin e infrastrukturës në këto institucione, zgjerimin e mjediseve, shtim të stafit akademik”, sqaron MASH në relacionin që mban firmën e ministrit Beja. Por në fakt ende nuk është bërë e ditur asgjë sesi do të realizohen këto prioritete. Ditët në vijim pritet udhëzimi i këtij dikasteri për datën e fillimit të studimeve me kohë të pjesshme. Në të do të parashikohen edhe të gjithë hapat e tjerë që do të ndjekin studentët dhe drejtuesit e universiteteve për të realizuar mbarëvajtjen e vitit akademik.
Kuotat dhe tarifat
Studimet me kohë të pjesshme
4845 kuota që ndahen në:
Programi i studimit të ciklit të parë 3 045 kuota
Programet e dytat të studimit 1 400 kuota
Transferim studimesh 200 kuota
Shtetasit e huaj 200 kuota
TARIFAT
Universiteti i Tiranës
Histori 50 000 lekë
Gjeografi 50 000 lekë
Gjuhë Letërsi 50 000 lekë
Drejtësi 90 000 lekë
Biologji 60 000 lekë
Financë-Kontabilitet 70 000 lekë
Administrim-Biznes 70 000 lekë
Psikologji 50 000 lekë
Punë sociale 50 000 lekë
Akademia e Edukimit Fizik e Sporteve
Të gjitha degët 60 000 lekë
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Menaxhim Agrobiznes 50 000 lekë
Ekonomi e Politikë Agrare 50 000 lekë
Hortikulturë 50 000 lekë
Prodhim Bimor 50 000 lekë
Zootekni dhe Biznes Blektoral 50 000 lekë
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshku 50 000 lekë
Teknologji Agroushqimore 50 000 lekë
Agromekanizëm 50 000 lekë
Vreshtari dhe Enologji 50 000 lekë
Inxhinieri Pyjesh 60 000 lekë
Inxhinieri Përpunim Druri 60 000 lekë
Financë-Kontabilitet 60 000 lekë
Mbrojtje bimësh 60 000 lekë
Agromjedis dhe ekologji 60 000 lekë
Universiteti i Elbasanit
Histori-Gjeografi 40 000 lekë
Gjuhë –Letërsi 40 000 lekë
Edukatë Qytetare 40 000 lekë
Punë Sociale 40 000 lekë
Filozofi-Sociologji 40 000 lekë
Administrim –Biznes 50 000 lekë
Financë –Kontabilitet 50 000 lekë
Biologji-Kimi 50 000 lekë
Cikli i ulët 30 000 lekë
Cikli i ulët parashkollor 30 000 lekë
Matematikë fizikë 30 000 lekë
Universiteti i Gjirokastrës
Histori-Gjeografi 30 000 lekë
Gjuhë –Letërsi 30 000 lekë
Administrim Publik 40 000 lekë
Menaxhim Turizëm 40 000 lekë
Financë –Kontabilitet 40 000 lekë
Biologji-Kimi 40 000 lekë
Cikli i ulët 30 000 lekë
Cikli i ulët parashkollor 30 000 lekë
Matematikë fizikë 30 000 lekë
Universiteti i Korçës
Gjuhë –Letërsi 30 000 lekë
Financë 40 000 lekë
Menaxhim Biznesi 40 000 lekë
Turizëm 40 000 lekë
Hortikulturë 30 000 lekë
Agrobiznes 30 000 lekë
Marketing 40 000 lekë
Cikli i ulët 30 000 lekë
Cikli i ulët parashkollor 30 000 lekë
Universiteti i Shkodrës
Gjuhë-Letërsi 40 000 lekë
Gjeografi 40 000 lekë
Drejtësi 70 000 lekë
Administrim –Biznes 50 000 lekë
Histori 40 000 lekë
Turizëm 50 000 lekë
Financë –Kontabilitet 50 000 lekë
Biologji-Kimi 50 000 lekë
Cikli i ulët 30 000 lekë
Cikli i ulët parashkollor 30 000 lekë
Matematikë 30 000 lekë
Fizikë 30 000 lekë
Universiteti i Vlorës
Infermieri 40 000 lekë