E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Republikane jashtë qeverisë deri në zbardhjen e “Gërdecit”

Kryesia e Partisë Republikane është mbledhur ditën e djeshme, ku ka marrë vendim se nuk do të përfaqësohet në qeveri me post ministror deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së fshatit Gërdec. Republikanët kanë kërkuar zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje si dhe dërgimin para drejtësisë të përgjegjësve. Kryesia e PR-së ndërkohë vendosi se zëvendësministrat e saj në qeveri nuk do të lëvizin apo ndryshojnë. Ata vendosën se emri i ministrit të ardhshëm republikan do të vendoset më vonë nga Kryesia e PR-së. Disa ditë më parë numri dy i republikanëve, Neritan Alibali, deklaroi se republikanët kërkojnë transparencë në ngjarjen e rëndë të fshatit Gërdec. Duke ngushëlluar familjet e viktimave, Kryesia e PR-së përshëndeti vendimin për dorëheqje të kryetarit Mediu si një shenjë e moralit politik si dhe për t’u hapur rrugë hetimeve të plota.

22 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›