Shvarcenberg: Presidenca çeke, prioritet, liberalizimi i vizave
Përgjatë gjashtë muajve të kryesimit të BE-së, Çekia, nga janari i 2009-ës deri në qershor, do të ketë prioritet liberalizimin e vizave mes BE-së dhe Shqipërisë. Gjithashtu, Çekia, dy muaj para marrjes zyrtare të Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, shprehet në mbështetje të Shqipërisë për të aplikuar në statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Ky mesazh u përcoll dje në Tiranë nga ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg, në fjalën e mbajtur në punimet e Konferencës 5-ditore të Ambasadorëve shqiptarë në botë, që përfundoi dje punimet në hotel “Tirana International”. "Periudha jonë në BE do të shoqërohet me liberalizimin e konsiderueshëm të procedurave të vizave, por kjo do të varet shumë edhe nga reformat në vendet përkatëse dhe vlerësimi i punës së tyre në raportet e Komisionit Evropian", - tha z. Shvarcenberg. Të njëjtën gjë ai e theksoi dhe në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, duke theksuar se “një ndër prioritetet e Presidencës sonë do të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat Evropiane”. Megjithëse i bëri të qarta vështirësitë që ka ky proces i ndikuar nga kriza financiare botërore, diplomati çek garantoi se do të bëhet e pamundura për të arritur progres.
Në fjalën e tij para ambasadorëve shqiptarë, ai paraqiti disa nga prioritetet e Presidencës çeke, që do të nisë zyrtarisht më 1 janar 2009. "Kjo përvojë e re për ne sjell shumë përgjegjësi politike. Ne do të vijojmë të inkurajojmë qëllimin kryesor të BE-së që është respektimi i lirisë dhe zbatimi i ligjit. Motoja e Presidencës sonë do të jetë "Evropa pa pengesa" dhe Republika Çeke do të jetë një avokate e zgjerimit të BE-së, drejt vendeve të Evropës Juglindore". Duke nënvizuar se anëtarësimi në këtë organizatë do të jetë dobiprurës dhe me përfitime të mëdha, ministri i Jashtëm çek nënvizoi se "kryesia çeke e BE-së do t'i japë prioritet liberalizimit të vizave me vendet jashtëkomunitare. Ai vuri në dukje se tashmë nuk përbën sekret fakti që Shqipëria pritet të aplikojë për pranimin në BE. Sipas kryediplomatit çek, një komb nga më të vjetrit në Evropë është një kandidat potencial për këtë. “Pa përfshirjen e një vendi të tillë në familjen evropiane, procesi i integrimit evropian nuk do të ishte i plotë. Nëse Shqipëria do të bënte një hap përpara drejt BE-së, gjatë gjysmës së parë të vitit 2009, atëherë do ta konsideroja këtë veprim si një shprehje simbolike të interesit tonë të përbashkët", - theksoi z. Shvarcenberg. Kreu i diplomacisë çeke ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare me ftesë së homologut Lulzim Basha.
Basha: Çekia, ndihmë rajonale për në BE
Kryesimi çek i Presidencës së radhës së BE-së (janar- qershor 2009), shihet si një inkurajim nga Tirana zyrtare, pasi Çekia mbështet integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun çek, Karel Shvarcenberg, ministri Basha vuri në dukje se "Çekia ka qenë dhe mbetet përkrahësja dhe avokatja vokale e aspiratave për integrim euroatlantik dhe evropian të Shqipërisë në veçanti, dhe rajonit në tërësi". "Për Shqipërinë eksperienca çeke në integrimet euroatlantike është e vyer dhe në këtë drejtim ne kemi vullnetin e palës çeke për të ndihmuar më tej vendin tonë në proceset euroatlantike", - tha ministri Basha. Në këtë drejtim, ai shprehu bindjen se "Presidenca çeke do të vazhdojë të kontribuojë dhe të vendosë në prioritetet e saj zgjerimin e BE-së dhe integrimin e vendeve të Evropës Juglindore". "Gjatë këtij takimi unë mora garancinë se Presidenca çeke e BE-së do të vazhdojë të mbështesë rajonin tonë dhe Shqipërinë në veçanti, në rrugëtimin drejt integrimit të plotë evropian, duke përfshirë këtu edhe elementë shumë të rëndësishëm, siç është lëvizja e lirë e qytetarëve drejt hapësirës 'Shengen'", - tha ministri Basha. Duke e konsideruar integrimin evropian si një objektiv madhor të kësaj qeverie, ministri Basha theksoi se "Shqipëria po punon shumë për të plotësuar kushtet për anëtarësim". "Progresi është i dukshëm dhe çdo vit ky progres vlerësohet nga Komisioni Evropian, duke formuar kështu bazën e vazhdimit të mëtejshëm të dialogut politik me BE-në. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e situatës financiare botërore apo për gjendjen e brendshme lidhur me reformën institucionale në BE, por na inkurajon fakti se Çekia është shprehur gjithmonë në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor", - tha Ministri Basha.