Partitë e vogla, Wollfarth: Legjitime kërkesat e tyre për reformën zgjedhore
Tiranë- Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth i ka cilësuar si legjitime kërkesat e partive të vogla lidhur me reformën zgjedhore.
Përmes një prononcimi për mediat, ambasadori Wollfarth ka deklaruar se e rëndësishme është qëndrueshmëria e sistemit zgjedhor.
Partitë e vogla kanë kërkuar përmes një letre të hapur drejtuar Kuvendit që reforma zgjedhore në vend të jetë gjithëpërfshirëse.
Sipas partive të vogla PSD, PDS e PSV ato kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal , në proporcional rajonal me korrigjim kombëtar.
Shkrime të tjera me interes:
- Kodi Zgjedhor, Wollfarth: Reforma e nisur, hap pozitiv për demokracinë Tiranë- Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth...
- Fillimi i bashkëpunimit, ngrihet komisioni për reformën zgjedhore. Tiranë – Gjatë zhvillimit të seancës së sotme në Kuvendin...
- Këshilli Europian përshëndet iniciativën për Reformën Zgjedhore Bruksel- Brukseli zyrtar ka përshendetur, mbrëmë në mbledhjen e Komisionit...