E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë e vogla kërkojnë komision të posaçëm

Autori i Lajmit: red.
Partitë e vogla kundërshtojnë mënyrën e hartimit të kodit të ri zgjedhor nga socialistët dhe demokratët. Sipas tyre, anashkalimi i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore do të prodhojë një produkt negativ. Ky qëndrim është mbështetur dje nga deputeti i Partisë Socialdemokrate Engjël Bejtaj si dhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane, Arjan Madhi. Ndryshimet kushtetuese përcaktuan sistemin proporcional rajonal dhe listat e mbyllura për deputetët. Ndërsa në kod do të miratohet ndarja rajonale, administratorët e zgjedhjeve dhe rruga e apelimit të rezultateve. Të gjitha ndryshimet do të miratohen nga Komisioni i Ligjeve, aty ku partitë e vogla nuk ndihen të përfaqësuara mjaftueshëm.

Ky lajm është publikuar: 22/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›