Partitë e vogla opozitare: Rama të na garantojë proporcionalin e pastër
Avantazhet e partive të vogla, që garantohen nga sistemi proporcional kombëtar. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, një nga kushtet e vendosura kreut të PS-së, Edi Rama
Shaban Sulçe
Mbështetja e partive të vogla, kryesisht ato të djathta, ndaj aksionit politik të PS-së për bojkotin e Kuvendit dhe zhvillimin e protestave, ka lidhje jo vetëm me përputhshmërinë e qëndrimeve për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Paralelisht me kërkesën për hapjen e kutive të votimit, partitë e majta dhe të djathta, të cilat mbetën jashtë Kuvendit pas zgjedhjeve të 28 qershorit, do të tentojnë që të kenë të njëjtin qëndrim me Partinë Socialiste edhe përsa u përket ndryshimeve të mundshme të Kodit Zgjedhor. Mësohet se krerët e partive të djathta opozitare kanë kërkuar nga kryetari i PS-së, Edi Rama, garancinë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke aplikuar në zgjedhjet e ardhshme sistemin proporcional kombëtar, dhe jo proporcionalin rajonal, që u përdor në zgjedhjet e 28 qershorit.
Proporcionali kombëtar
Sistemi proporcional kombëtar, ose siç njihet ndryshe, proporcionali i pastër, ka qenë kërkesa kryesore e drejtuesve të partive të djathta në negociatat që ata kanë zhvilluar me kryesocialistin Edi Rama. Teksa ky i fundit ka kërkuar nga Ndoka, Ngjela dhe Shehi mbështetjen për protestat që do të zhvillojë PS-ja, drejtuesit e së djathtës kanë paraqitur si kusht ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe përkatësisht aplikimin e sistemit proporcional të pastër. Kjo kërkesë i është paraqitur Partisë Socialiste për vetë faktin se PS-ja me votat e saj në Kuvend ka në dorë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndërkohë që edhe nga ana tjetër, kryeministri Berisha, në ftesën që i ka bërë PS-së për të hyrë në Kuvend, ka deklaruar se do të mirëpriste çdo propozim të saj për ndryshimin e sistemit elektoral.
Avantazhet
Sistemi proporcional kombëtar rezulton shumë i favorshëm për të gjitha partitë e vogla politike. Madje mund të quhet edhe sistemi i vetëm që faktorizon dhe u jep mundësinë e përfaqësimit në Kuvend partive të vogla. Një sistem elektoral i pastër, me një prag elektoral 2.5% ose 3%, do të mundësonte hyrjen në Kuvend të mjaft partive të vogla. Kjo pasi çdo votë e fituar nga partitë e vogla do të ketë vlerë, do të përllogaritet dhe do të përkthehet në mandate, dhe jo duke u zhvlerësuar, siç ndodhi me sistemin maxhoritar të përzier (i përdorur në zgjedhjet e 3 korrikut 2005) apo me sistemin proporcional rajonal (i përdorur në zgjedhjet e 28 qershorit 2009). Me proporcionalin e pastër, votat e partive të vogla do të llogariten në një përqindje unike, për t’u përkthyer më pas në mandate deputetësh. Për më tepër, shumica e partive të vogla pretendojnë se janë në gjendje që të kenë një elektorat votuesish, që arrin të kalojë pragun elektoral prej 2.5 % apo 3%. Gjithashtu, sistemi proporcional kombëtar u krijon avantazhe partive të vogla që të përfaqësohen edhe në qeverisje. Proporcionali i pastër do të sillte një Kuvend të “larmishëm” dhe jo dominancë mandatesh vetëm nga dy partitë e mëdha. Për më tepër, partia fituese e zgjedhjeve nuk do të kishte mundësinë që të krijonte qeverinë e vetëm. Kjo do të bënte që partia fituese t’u drejtohej negociatave me partitë e vogla parlamentare, të cilat do të kishin më pas mundësinë që të përfaqësoheshin edhe në qeverisje.
Proporcionali rajonal, fatal për partitë e vogla
Sistemi proporcional rajonal, i cili u aplikua në zgjedhjet e 28 qershorit, rezultoi fatal për pjesën më të madhe të partive të vogla, të cilat e panë veten jashtë Kuvendit. Formula “D’hondt”, e cila përdorej për shpërndarjen e mandateve, favorizonte vetëm dy partitë e mëdha. Konkurrimi i ndarë në rajone, formula e mandateve si dhe pragu i lartë elektoral prej 5% bëri që në zgjedhjet e 28 qershorit të dështonin mjaft parti, të cilat para zgjedhjeve besoheshin se do të kishin të paktën 1-2 vende në Kuvendin e ri. PDK, LZHK nga e djathta, apo PSD, PDS dhe G99 e panë veten jashtë Kuvendit, ndonëse arritën të fitonin vota të konsiderueshme, të cilat gjithsesi nuk mjaftonin të përktheheshin në mandate për shkak të formulës dhe sistemit zgjedhor. E vetmja parti që mbijetoi nga proporcionali rajonal ishte Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila fitoi në zgjedhjet e 28 qershorit 4 mandate deputetësh. Ndërkaq Partia Republikane dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, siguruan nga një mandat përfaqësimi vetëm për shkak se kandiduan në koalicionin fitues të PD-së dhe për shkak të favorizimit që i bënte formula “Saint Laguë”, e cila përdorej për shpërndarjen e mandateve brenda koalicionit. Përsa i përket partisë tjetër parlamentare, PBDNJ-së, ajo arriti të siguronte përfaqësimin në Kuvend falë faktit që kishte një elektorat të përqendruar, por gjithsesi, PBDNJ-ja mbeti shumë e pakënaqur nga ky sistem, duke pretenduar se i janë humbur mandate.
Pasojat e proporcionalit rajonal në zgjedhjet e 28 qershorit
Produkti i sistemit proporcional rajonal, i përdorur për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, nuk ishte ndër më të mirët të mundshmit. Ky sistem prodhoi sërish fenomene negative, për pasojë të të cilave u deformua vullneti i zgjedhësve, por, mbi të gjitha, nuk u dha vlera maksimalizuese e çdo vote që shqiptarët hodhën në kutitë e votimit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në këtë drejtim u dëmtuan jo vetëm partitë e vogla, por edhe partitë e mëdha. Një tjetër pikë e errët e sistemit proporcional rajonal së bashku me formulat që u sanksionuan në Kodin Zgjedhor, ishte mosevitimi i fenomenit të Dushkut, ku u prodhuan të paktën dy mandate deputetësh mbi bazën e një përfaqësimi joreal të votave. Nëse kishte një anë negative në zgjedhjet e 28 qershorit për shkak të sistemit zgjedhor dhe formulave të përdorura ishte fakti se shumë vota shkuan dëm dhe nuk arritën të përktheheshin në mandate në Kuvend. Nga kjo gjë u dëmtuan pa përjashtim të gjitha partitë politike, madje edhe partitë e mëdha. Për shembull, në qarkun e Elbasanit dhe në qarkun e Korçës, Partia Socialiste, ndonëse kishte një numër shumë të madh votash në krahasim me Partinë Demokratike, fitoi të njëjtin numër mandatesh sa dhe rivalja e saj. Por, më të dëmtuara nga ky sistem, sigurisht, ishin partitë e vogla. Kjo ndodhi në të gjitha qarqet. Edhe pse arritën të fitonin një numër të konsiderueshëm votash, partitë e vogla, pjesëmarrëse në koalicionet e mëdha, nuk arritën të siguronin mandate deputetësh, pasi nuk arritën të kalonin pragun elektoral. Votat e partive të vogla u përdorën më shumë për të siguruar mandatet e partive të mëdha që drejtonin koalicionin ku ato bënin pjesë. Nga ana tjetër, të dëmtuar nga ky proces dolën edhe partitë kryesore të dy koalicioneve të vogla, si LSI, LZHK dhe PDK, votat e të cilave nuk u konfiguruan në mandate për shkak të mos arritjes së pragut elektoral.
“Dushku”
Ndryshe nga Parlamenti i kaluar, ku bënin pjesë rreth 12 parti parlamentare, në Parlamentin e ri do të bëjnë pjesë vetëm gjashtë parti, nga të cilat vetëm PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja kanë një elektorat të madh, të shpërndarë dhe të qëndrueshëm. Partia Republikane, Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e siguruan përfaqësimin në Parlament vetëm falë avantazheve që u jepte Kodi dhe Sistemi Zgjedhor dhe rreshtimi përkrah dy partive të mëdha. Partia Republikane arriti që të siguronte mandatin e saj në qarkun e Tiranës, edhe pse përqindja e votave që ajo mori në këtë qark ishte më pak se 2.5%. Republikanët arritën të siguronin mandatin në Parlament falë formulës “Saint laguë”, ndonëse në qarkun e Tiranës kishin marrë më pak se 50% të votave të LSI-së, e cila gjithashtu siguroi vetëm një mandat në këtë qark.
8 Tetor 2009