E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e përcaktuara për godinat që janë në rrethe



Në rrethe çmimet për privatizimet nisin nga 15- 17 mijë lekë për m² që duhet të paguajnë privatizuesit e ndërmarrjeve shtetërore që ndodhen në zonat e, autostradës Elbasan-Metalurgji, unazës së re, zona e konvikteve dhe spitaleve, etj., në Elbasan.
Në këtë qytet, çmimi më i lartë shënohet në zonën e kalasë dhe përreth saj ku një metër katror truall kushton deri në 20 mijë lekë, ndërsa zona më e lirë është ajo e ullishtave, ku një metër katror kushton shtatë mijë lekë. Për sa i përket Durrësit, çmimi për m² truall në zonat e cilësuara industriale varion nga 3.600 lekë në zonën e ish-Kënetës, 11 mijë lekë në atë të Urës së Dajlanit, dhe 12 mijë lekë në territorin përreth stacionit hekurudhor. Në Durrës, zona më e shtrenjtë cilësohet ajo e Portit dhe vijës Bregdetare me 30 mijë lekë metri katror, ndërsa më e lira ajo e ish-kënetës me 3.600 lekë.

Dokumentet që u duhen pronarëve për të privatizuar truallin

Pronarët e objektit në rast se vendosin për të blerë truallin e ndërmarrjes së privatizuar më parë duhet të paraqesin në dy kopje, në Ministrinë e Financave në Drejtorinë e Shitjes së Pronave Publike, kërkesën me shkrim për blerje të truallit, vërtetimin hipotekor, certifikatën e pronësisë, të noterizuar, kartelën e pasurisë për objektin, të lëshuar nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe hartën treguese të pasurive të paluajtshme, në zonën përkatëse, nëse është e përditësuar jo më pak se 15 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës. Blerësi duhet të paraqesë gjithashtu fotokopjen e noterizuar të kontratës së shitjes së objektit apo ndërmarrjes, lëshuar nga ish-AKP-ja, ish-AQRNB-ja, Ministria e Financave, si dhe fotokopje të noterizuar të genplanit apo planimetrisë së objektit në çastin e privatizimit. Në dosjen e blerësit duhet të paraqitet dhe deklarata noteriale origjinale, në dy kopje, që vërteton se nuk ka proces gjyqësor për objektin dhe truallin përkatës. Pagesa e çmimit të truallit të objektit apo ndërmarrjes që është privatizuar ose do të privatizohet bëhet vetëm në lekë.

e

8 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›