E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë e vogla para Prokurorisë, kërkojnë hetim të zgjedhjeve

Partitë e vogla janë mbledhur para Prokurorisë për të kërkuar hetim për zgjedhjet e 28 qershorit. Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka kërkuar transparencë të zgjedhjeve. Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka theksuar se partitë e vogla janë mbledhur për të kërkuar zbardhjen e së vërtetës së për zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Ndokës PDK ka paraqitur prova në Prokurori se në zgjedhje janë vjedhur votat. "Në Prokurori janë depozituar prova të mjaftueshme për të vërtetur se në zgjedhje janë vjedhur votat", pohoi Ndoka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›