Pack: Bojkoti i Ramës është lojë për interesa personalë
12/11/2009 Europarlamentarja
Eroparlamentarja germane Doris Pack është shprehur dje se kyetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po e mban opozitën jashtë Kuvendit duke u nisur nga shkaqe personale. Sipas saj, zgjedhjet kanë qenë korrekte, gjë për të cilën janë shprehur dhe ekspertët e ODHIR-it, duke shtuar se në këtë aspekt Rama assesi nuk mund të ketë më shumë njohuri se vëzhguesit ndërkombëtarë. “Ne jemi të kënaqur, pasi mund të themi se gjërat po shkojnë mirë. Kemi një problem: opozita nuk është duke luajtur rolin e duhur. Unë mund të përsëris sërish apelin për socialistët që të kryejnë detyrën e tyre, pasi votuesit i kanë zgjedhur për të punuar në Parlament. Ata nuk duhet të dëgjojnë dikë që nuk është anëtar i Parlamentit, që nuk është zgjedhur dhe që po luan lojën e tij personale. Zoti Rama po luan lojë personale, në vend që të përkujdeset për zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhjet kanë qenë korrekte, ne jemi njohur me raportin e ODHIR-it dhe mendoj se zoti Rama nuk mund të ketë më shumë njohuri në këtë aspekt. Unë mendoj se ai duhet të ndalojë, pasi këtë e bën për motive egoiste, dhe kjo sështë korrekte. Njerëzit nuk e meritojnë këtë qëndrim të opozitës. Në një demokraci nevojitet një qeveri që funksionon dhe një opozitë që funksionon, dhe kjo mund të ndodhë vetëm kur jo vetëm qeveria luan rolin e saj në Parlament, por edhe opozita e bën një gjë të tillë. Ka shumë vendime të rëndësishme që duhet të votohen në Parlament, si p.sh. liberalizimi i vizave, dhe për këtë duhet që opozita të votojë në favor. Nëse ata nuk duan që të ndihmojnë qytetarët shqiptarë, duhet tu thonë: «Ju lutemi, ne ju kemi votuar, kështu që shkoni punoni»”, - tha Pack.