Rrugorët e Tiranës ndëshkim 164 taksistëve të palicencuar
25/11/2009 Aksioni në kryeqytet, gjobiten drejtuesit e mjeteve 8+1 si dhe 4+1
TIRANË- Përpjekja për të vendosur drejtësinë në radhët e taksistëve të licencuar u finalizua dje nga rrugorët e Tiranës, të cilët ndëshkuan me gjobë 164 persona që e ushtronin këtë aktivitet, të papajisur me dokumentacionin përkatës. Kësisoj, thirrjet e taksistëve që respektojnë ligjin nuk kanë rënë në vesh të shurdhët, por përkundrazi shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë kanë ndërmarrë një sërë masash në drejtim të kontrollit të dokumentacionit ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, taksi të cilët qarkullojnë pa licencë. Kështu, gjatë këtyre dy javëve në disa segmenteve rrugore të Tiranës, është ushtruar kontroll ndaj drejtuesve të mjeteve taksi të tipit (8+1) dhe (4+1), ku janë bllokuar 26 automjete për dokumentacion jo të rregullt dhe pa licencë. Burime të policisë së Tiranës thanë se bazuar në nenin 85 pika II të Kodit Rrugor, i cili konsiston në konfiskimin e automjeteve për shkak të ushtrimit të profesionit taksi në mënyrë të paligjshme, shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Tiranë, pasi kryen kontrollin e dokumentacionit përkatës të mjeteve, përpiluan procedurat e duhura ligjore dhe bënë bllokimin e automjeteve, duke i shoqëruar ato me shërbime deri në pikën e bllokimit. Ndërkohë, janë ndëshkuar me masën administrative gjobë në vend 164 drejtues mjetesh, parashikuar nga neni 156 i Kodit Rrugor për ata drejtues mjetesh, të cilët parkojnë në mënyrë të gabuar mjetet në vendet e përcaktuara për shërbimin taksi. Po ashtu, shërbimi Taks Forcë i Policisë Rrugore po bashkëpunon edhe me Shoqatën e Transportit të Shqipërisë për goditjen e këtij aktiviteti të paligjshëm. Sa më sipër, ky aksion në drejtim të kontrollit të dokumentacionit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Krahas kësaj Policia Rrugore e Tiranës bën me dije drejtuesit e automjeteve të bllokuara, të paraqiten me dokumentacion të rregullt në Komisionin e Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative, pranë komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë. Ky aksion mesa duket do të vijojë edhe në ditët pasardhëse.