E Diel, 1 Nëntor 2026

“Reforma Zgjedhore, sukses i padiskutueshëm”

Autori i Lajmit: red.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, pohoi dje se partia që ai drejton po kontribuon për Reformën Zgjedhore dhe kjo është theksuar dhe në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian. “Një nga të paktat pika ku progresraporti i KE për Shqipërinë nënvizon qartësisht progres është pika ku flet për Reformën Zgjedhore, dhe ku përcakton shprehimisht meritën e forcës më të madhe të opozitës, pra të Partisë Socialiste. Leximi i këtij vlerësimi edhe përpara oponionit publik nga ana juaj do të ishte një ndihmë e çmuar, për të kthjelluar, si dhe për të forcuar bindjen e domosdoshmërisë së kontributit tonë në këtë proces dhe e meritës sonë të padiskutueshme për suksesin e këtij procesi”, - tha Rama, i pyetur dje për vendimin e disa deputetëve për të hyrë në grevë urie në mbrojtje të votës së lirë.

Ky lajm është publikuar: 07/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›