“Të dënuarët serbë të Hagës do të kryejnë dënimin në Shqipëri
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Serbia i ka dërguar një notë proteste Gjykatës së Hagës kundër marrëveshjes me Shqipërinë, sipas të cilës disa të burgosur lufte do të dërgohen në burgjet shqiptare. Argumenti kryesor që ngre Serbia është se Shqipëria ka probleme për gjendjen e burgjeve”
Parlamenti i Shqipërisë i ka hapur rrugë marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Hagës, për transferimin e të burgosurve të kësaj gjykate në vendin tonë. Të burgosurit serbë, tani mund të vuajnë dënimin e tyre në burgjet shqiptare. Marrëveshja në fjalë është firmosur në shtator, ndërsa me votimin në mënyrë unanime nga ana e Kuvendit, marrëveshja tashmë është ligjëruar. Nga deputetët e pranishëm në seancë, 81 prej tyre dhanë votën pro për “ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë, ndërsa vetëm 1 abstenoi. Marrëveshja e nënshkruar më 19 shtator, është kundërshtuar nga Serbia, e cila i ka dërguar një notë proteste Gjykatës së Hagës. Në Bashkimin Evropian, 16 shtete kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë.
Vendimi
Të burgosurit serbë të dënuar për krime lufte nga Haga mund të vuajnë dënimet në burgjet shqiptare. Parlamenti miratoi dje me shumicë votash projektligjin për këtë çështje që është firmosur që në shtator nga Haga dhe Shqipëria. Por, kjo marrëveshje është kundërshtuar nga Serbia, vetëm një muaj pas publikimit të lajmit se të dënuarit për krime lufte në Kosovë do të mund të vuajnë dënimin e caktuar nga Gjykata Ndërkombëtare në qelitë shqiptare. Në seancën e djeshme ligjvënësit shqiptare votuan me 81 vota pro dhe 1 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë”. Ky “Ok” i Kuvendit i hap sot rrugën marrëveshjes mes Hagës dhe Shqipërisë që u firmos më 19 shtator të këtij viti. Marrëveshja për të burgosurit për krime lufte mes Hagës dhe Shqipërisë u firmos më 19 shtator të këtij viti nga ambasadori ynë në Holandë, Roland Bimo, dhe sekretari i Gjykatës Ndërkombëtare, Hans Holthaus. Në bazë të nenit 1 dhe 2 të marrëveshjes, shteti shqiptar me një kërkesë zyrtare drejtuar Gjykatës së Hagës, ka të drejtë të kërkojë që një apo disa kriminelë lufte, pa dallim nacionaliteti, ta vuajnë dënimin në burgjet shqiptare. Kjo do të thotë se Shqipëria gëzon të gjitha të drejtat për të kërkuar që dënimin e dhënë nga Gjykata për masakrat e bëra në Kosovë, gjeneralët famëkeqë serbë, ta vuajnë në burgjet shqiptare.
Notë proteste
Serbia i ka dërguar një notë proteste Gjykatës së Hagës kundër marrëveshjes me Shqipërinë, sipas së cilës, disa të burgosur lufte do të dërgohen në burgjet shqiptare. Drejtori serb i zyrës së bashkëpunimit me Hagën, Dusan Ignjatoviç, ka shprehur shqetësimin e Beogradit ndaj vendimit të Gjykatës së Hagës për këtë marrëveshje. Argumenti kryesor që ngre Serbia është se Shqipëria ka probleme për gjendjen e burgjeve. Nota e protestës serbe iu paraqit sekretarit të gjykatës së Hagës, Hans Holthuis. Beogradi argumenton se në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri si dhe në raportin e Amnesty International për vitin 2007 një nga problemet kryesore në Shqipëri është gjendja e keqe e burgjeve. Ndaj Beogradi nuk do të lejojë asnjë qytetar të vet, të dënuar nga Gjykata, që ta vuajë dënimin në Shqipëri. Veç kësaj, Serbia argumentoi se Shqipëria është përfshirë në konfliktin e Kosovës, duke përmendur kështu në radhë të parë akuzat e ish-kryeprokurores Karla del Ponte në një libër të saj për trafik organesh të kryer në Shqipëri gjatë kohës së luftës. Po kështu përfaqësuesi serb përmendi edhe disa dëshmi gjatë gjyqeve të Hagës, sipas të cilave, UÇK është furnizuar me armë nga Shqipëria dhe se UÇK ka pasur depo në Shqipëri.
S.Topi
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008