Spotet qeveritare "për uljen e kontributeve"
Ilir Beqja
Në datën 5 shkurt 2009, Kuvendi i Shqipërisë miratoi uljen e përqindjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore. Qeveria do të përdorë të gjitha format dhe mënyrat e komunikimit për të paraqitur edhe këtë masë si një SUPERARRITJE TË SAJ NË FAVOR TË SHQIPTARËVE dhe do të konfirmojë Shqipërinë si vendin me "TAKSA MË TE ULËTA". Por, le të shohim çfarë ndodh përtej dispozitave ligjore të uljes së kontributeve.
* * *
Për të shmangur bezdisjen e lexuesit me përqindje kontributesh dhe data ndryshimesh ligjore, jam përpjekur të paraqes në tabelën e mëposhtme, në mënyrë sa më të thjeshtë dhe të përmbledhur, efektet e të gjitha ndryshimeve ligjore në fushën fiskale ose, thënë më thjesht, çfarë ndryshon për PUNËTORIN, PUNËDHËNËSIN DHE ARKËN E SHTETIT. Në tabelë është marrë si shembull një pagë mujore neto 25.840 lekë në shtator 2005 (që në atë kohë i korrespondonte pagës bruto mujore 30.000 lekë) dhe paraqiten ndryshimet në shtator 2007 dhe se çfarë do të ndryshojë në qershor 2009. Për çdo ndryshim (2007 dhe 2009) bëhet krahasimi me shtatorin e 2005-ës. Në tabelë është llogaritur edhe zbatimi i taksës së sheshtë (tatimi mbi të ardhurat personale).
* * *
SA I KUSHTON PUNËTORI PUNË-DHËNËSIT (Kosto e fuqisë punëtore)
Kosto e fuqisë punëtore përbëhet nga paga bruto dhe kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që paguan punëdhënësi. Tabela dëshmon se kundrejt shtatorit 2005, deri në maj 2009, punëdhënësi ka shpenzuar 1.8% ose 700 lekë më shumë për çdo muaj. Vetëm për vitin 2008 ka shpenzuar 8.400 lekë më shumë, edhe pse përqindja e kontributeve u ul me 9 pikë. Pas miratimit më të fundit, që jep efekt praktikisht në qershor 2009, tabela dëshmon se kostoja e fuqisë punëtore do të ulet me 2.4% ose 950 lekë në muaj.
KONKLUZIONI 1: PASI E RRITI GJATË MANDATIT KOSTON E FUQISË PUNËTORE ME 700 LEKË, VETËM NË MUAJIN E FUNDIT TË MANDATIT TË SAJ QEVERIA DO TË ULË KËTË KOSTO ME VETËM 950 LEKË.
TË HYRAT NË ARKËN E SHTETIT
Për çdo njësi monetare të të ardhurave nga puna gjenerohen të hyra në buxhetin e shtetit. Një pjesë e këtyre të ardhurave i mbahen të punësuarit nga të ardhurat e punës në formën e kontributeve të detyrueshme dhe tatimit mbi të ardhurat personale. Pjesa tjetër është detyrim që punëdhënësi paguan mbi pagën bruto të punëdhënësit. Tabela tregon që efektet përmbledhëse të ndryshimit të pagës bruto, rritjes së tatimit mbi të ardhurat personale, ulja e përqindjes së kontributeve të detyrueshme të punëdhënësit kanë sjellë në këto vite rritje të të hyrave fiskale mujore kundrejt shtatorit 2005 me 5.2% ose 700 lekë më shumë. KONKLUZIONI 2: PASI I RRITI TË HYRAT NË ARKËN E SHTETIT PËR TË NJËJTËN PAGË NETO DUKE MARRË ÇDO MUAJ 700 LEKË MË SHUMË, VETËM NË MUAJIN E FUNDIT TË MANDATIT TË SAJ QEVERIA DO TË ULË TË HYRAT ME 7% OSE 950 LEKË.
PAGA NETO
Paga neto është ajo me të cilin njeriu jeton. Në tabelë jam përpjekur të jap shifra që dëshmojnë se çfarë peshe zë paga neto në koston e fuqisë punëtore. Thënë ndryshe për çdo 100 lekë që shpenzohen për fuqinë punëtore, sa prej tyre shkojnë tek punëmarrësi që ai t'i përdorë në jetën e përditshme për të blerë mallrat dhe shërbimet e nevojshme për familjen e tij. Tabela dëshmon se në shtator 2005 për çdo 100 lekë të shpenzuar për fuqinë punëtore, 66 lekë përfundonin në xhepin e punëmarrësit.
KONKLUZIONI 3: QË PREJ SHATORIT 2007 NË XHEPIN E PUNËTORIT SHKON NJË LEK MË PAK. VETËM NË MUAJIN E FUNDIT TË MANDATIT TË SAJ QEVERIA DO TË RRISË ME 2 LEKË XHEPIN E PUNËTORIT.
Kontributi i punëmarrësit në të hyrat në arkën e shtetit
Më lart shpjeguam se në të hyrat në arkën e shtetit kontribuojnë edhe punëmarrësi, edhe punëdhënësi. Tabela dëshmon se në shtator 2005, për çdo 100 lekë që mblidheshin si të hyra në arkën e shtetit, 31 lekë vinin si kontribut i punëmarrësit. Më tej fillojnë ndërhyrjet ligjore të maxhorancës. Në thelb të këtyre ndërhyrjeve kanë qenë veprime të mirëfillta të djathta, me synimin që punëmarrësi dhe punëdhënësi të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në formimin e të hyrave që krijohen prej punës.
KONKLUZION 4: QË PREJ SHTATORIT 2007 PUNËTORI MBULON GJYSMËN (49%) E TË HYRAVE NË ARKËN E SHTETIT. NË MUAJIN E FUNDIT TË MANDATIT TË SAJ QEVERIA DO TË RRISË NË 56%, OSE NJË PUNËTOR DO TË PAGUAJË 56 LEKË PËR ÇDO 100 LEKË QË DO TË HYJNË NË ARKËN E SHTETIT (pozicionim tejet i djathtë i maxhorancës së sotme).
Pensioni i pleqërisë
Pensioni i pleqërisë përbëhet nga dy pjesë. Pensioni bazë dhe shtesa për çdo vit pune. Pensionin bazë e përcakton çdo vit qeveria. Shtesa bazohet në pagën e çdo viti. Për ta sjellë pagën e një periudhe të mëparshme në një nivel aktual në momentin e daljes në pension, ajo rritet me koeficiente të caktuar. Për çdo vit, koeficienti është raporti midis kontributit mesatar vjetor me kontributin mesatar vjetor të një viti më parë. Ulja e përqindjes së kontributeve në vitin 2006 ka sjellë që për vitin 2006 dhe 2007 të kemi koeficientet më të ulët që prej vitit 1997. Koeficientet e ulët do të bëjnë që shtesa për pension të jetë më e vogël. Ulja e re e përqindjes së kontributeve, efektive prej 1 maj 2009, do të bëjë që kontributi mesatar vjetor i vitit 2009 të jetë më i vogël sesa po të mos ulej masa e kontributeve. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me koeficientin e vitit 2010. Kështu për të gjithë personat që do të dalin në pension pas vitit 2011 shtesa mbi pension do të jetë më e vogël sesa në kushtet kur nuk do të kishim patur ulje të përqindjes së kontributeve.
KONKLUZION 5: Pra, ulja e përqindjes së kontributeve do të sjellë edhe ulje të masës së pensionit për ata që do të dalin në pension në vitet e ardhshme. Një tjetër efekt i djathtë i veprimeve të qeverisë sonë.
* * *
Kontributet janë një element i rëndësishëm i financimit të skemës së pensioneve, por jo gjithçka. Skema e pensioneve ka nevojë të reformohet. Reforma kërkon kohë për t'u përgatitur dhe miratuar. Qeveria nuk ka bërë asgjë konkrete në 43 muaj. Brenda qeverisë nuk pati vullnet politik për të punuar për reformën. Brenda maxhorancës nuk pati guxim, ego apo ndërgjegje profesionale për të hapur debatin për reformën e pensioneve në Shqipëri.