E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Partitë rrezikojnë standardet”

 

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani u ka bërë thirrje partive politike që të mos pengojnë në ngritjen e KQV-ve, pasi rrezikohen standardet e zgjedhjeve. “Nuk bëhet me fjalë për shkelje të ligjit, sepse i keni shkelur me të dy këmbët, po ndërkohë na kanë dështuar dhe dy trajnime të organizuara nga KQZ-ja dhe të keni parasysh që pa komisionerë të trajnuar do të cenohen standardet. Prandaj merrni masa urgjent, anëtarët e komisioneve te qendrave të votimit”, deklaroi Ristani. Një pikë tjetër e nxehtë në KQZ vazhdon të mbetet edhe çështja e ngritjes së KQV-ve në ambiente private, ku PS i konteston pasi janë në pronësi të militantëve të PD-së

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›