Shpenzimet për deputetët, sa gjysma e buxhetit të Kuvendit
Shpenzimet operative të buxhetit të Kuvendit të Shqipërisë, të cilat shkojnë vetëm në ndihmë të deputetëve për një vit buxhetor, duhet të arrijnë domosdoshmërisht shifrën rreth tre milionë dollarë amerikanë, përndryshe sa thuhet ligji. Shoqata “Mjaft” ka publikuar raportin në të cilën jepet mënyra e shpenzimeve operative të deputetëve, duke zënë gati gjysmën e buxhetit të Kuvendit. Zërat më të rëndësishëm, sipas raportit, janë: Karburant për transportin e deputetëve, Mirëmbajtje auto, goma, sigurim automjetesh, telefona celularë, hotel për shoferët e automjeteve, dieta për deputetë dhe për shoferët e tyre, si dhe pjesëmarrja në Komisione. “Në vitin 2006 buxheti i Kuvendit për sa i përket shpenzimeve operative, ka qenë në vlerën e 260.000.000 lekëve të reja që përbën rreth 27.6 % të totalit, në vitin 2007 rritet në 299.650.000 leke të reja që përbën rreth 28.1 % të totalit, në vitin 2008 rritet në 343.000.000 lekë të reja, në vitin 2009 rritet në 373.000.000 lekë të reja në përqindje 35.7% e totalit”, thuhet në raportin e skuadrës monitoruese “Unë votoj” të “Mjaft”.