Thaçi dorëzon pasaportën e parë
Krerët e Kosovës kanë përmbushur premtimin e tyre për t’u dorëzuar qytetarëve të Kosovës pasaportat e shtetit të ri, që në muajin korrik.
Dorëzimin e ka bërë kryeministri i Kosovës, Hashim Thacci, i cili në një ceremoni të organizuar në mjediset e Komunës së Prishtinës, i ka dorëzuar një qytetareje, Teuta Begolli pasaportën e parë të Republikës së Kosovës. “Kjo është një ditë historike, etapë e re për Kosovën. Që sot, qytetarët e kanë identitetin e tyre”, u shpreh Thaçi. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe dy zëvendëskryeministrat, Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti. Pasaportat e Kosovës janë prodhuar në Gjermani dhe identifikohen me simbolet shtetërore të Kosovës. Pasaportat janë gjysmë biometrike, me fotografi biometrike, por nuk do të kenë edhe çipin e sigurisë me të dhëna biometrike. Ndërtimi i tyre është monitoruar nga ekspertë të Komisionit Evropian. Janë prodhuar katër lloje pasaportash: diplomatike, zyrtare, të zakonshme dhe dokumenti në rast të humbjes së pasaportës. Kostoja fillestare e prodhimit të pasaportave llogaritet ishte rreth 1 800 000 euro. Afati i vlefshmërisë varion sipas moshën nga 3 në 10 vite. Taksa që duhet të paguajnë qytetarët do të jetë 25 euro. Serbët e Kosovës i quajnë të papranueshme pasaportat, ndërsa Mali i Zi, Maqedonia dhe Kroacia kanë deklaruar se do t’i njohin pasaportat e qytetarëve të Kosovës ashtu siç kanë njohur identifikimet e tyre të lëshuara nga UNMIK, i cili ka ndërprerë më 24 korrik lëshimin e dokumenteve identifikuese për qytetarët e Kosovës, duke ia lënë radhën pasaportave të Republikës së re.