Prokuroria njeh amnistinë italiane
Prokuroria shqiptare njeh amnistinë e dhënë në Itali, me tre vjet ulje dënimi për një 26-vjeçar nga Vlora, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Trazhgim Sokolaj
Organi i akuzës në kryeqytet i ka kërkuar gjykatës së Tiranës të njohë vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Romë me dhjetë vite burg ndaj të arrestuarit Pëllumb Haveraj. Në kërkesën e Prokurorisë drejtuar Gjykatës së Tiranës, theksohet se, Gjykata shqiptare në njohjen e vendimit të autoriteteve italiane, duhet t’i ulë tre vjet nga masa e dënimit prej dhjetë vitesh, të arrestuarit nga Vlora Pëllumb Haveraj. Pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit në Romë, kur vendimi ka marrë formë të prerë, autoritetet italiane kanë dhënë amnisti për shqiptarin, duke i ulur atij tre vite nga masa e dënimit. Në njohje të aktit të amnistisë së dhënë nga autoritetet italiane, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar faljen e tre viteve dënim për të akuzuarin për trafik droge. Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës sipas burimeve zyrtare rezulton e bazuar dhe në përputhje me ligjet shqiptare, çka krijon mundësinë që ky rast të jetë precedent për njohjen e amnistisë italiane, edhe për shqiptarë të tjerë që janë dënuar në Itali e që më pas, përmes amnistisë, atyre u janë falur vite nga dënimi i dhënë. Sipas të dhënave zyrtare nga Interpoli, rezulton se aktualisht rreth 240 shqiptarë janë dënuar në mungesë në Itali. Arrestimi i tyre nuk është bërë i mundur kryesisht për shkak të largimit nga Italia, ndërsa proceset gjyqësore ndaj tyre, janë zhvilluar në mungesë. I ngjashëm është edhe rasti i fundit i Prokurorisë së Tiranës.
Historia e trafikut
Më 30 prill të këtij viti, policia e Vlorës arrestoi 26-vjeçarin Pëllumb Haveraj. Sipas komunikatës së policisë shqiptare, ai u arrestua pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit, Romë, Itali me 10 vjet heqje lirie për akuzën “trafikim narkotikësh”. Duke qenë se gjyqi dhe dënimi për shqiptarin është zhvilluar në mungesë të tij, si dhe bazuar në informacionet e policisë italiane se ai ndodhej në Shqipëri, vendi fqinj ka përcjellë në Tiranë dosjen penale ndaj 26-vjeçarit, së bashku me vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës, i cili kishte marrë formë të prerë. Dosja është përkthyer në Ministrinë e Drejtësisë dhe më pas, në bazë të saj, i dënuari në Itali Pëllumb Haveraj është arrestuar në Vlorë në fund të muajit prill. Pasi i dënuari në Itali ka qëndruar për katër muaj në paraburgimin shqiptar, Prokuroria e cila ka marrë dosjen italiane të përkthyer, e ka dorëzuar atë në Gjykatë duke kërkuar njohjen e vendimit penal të palës italiane. Bashkë me kërkesën për njohjen e vendimit, Prokuroria e Tiranës i ka theksuar Gjykatës se në njohjen e vendimit dhe caktimin e dënimit ndaj të arrestuarit për trafik droge, duhet të merret parasysh edhe akti i amnistisë italiane që i ka falur shqiptarit, tri vite burg nga vendimi i dhënë në Romë.
Ulja e dënimit
Duke e konsideruar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës në përputhje me ligjet shqiptare, gjykata e ka pranuar atë. Pasi ka njohur vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës për dënimin me dhjetë vite burg ndaj të arrestuarit Pëllumb Haveraj, gjykata është shprehur se dënimi përfundimtar ndaj 26-vjeçarit nga Vlora, është vetëm shtatë vite burgim për shkak të uljes së tri viteve nga amnistia italiane. Duke iu referuar faktit se gjatë gjykimit në Itali, shqiptari është përfaqësuar me avokat, por edhe për shkak se kërkesa e Prokurorisë së Tiranës është parë në përputhje me ligjin, gjykata shqiptare ka vendosur të njohë aktin e amnistisë italiane për të kërkuarin.
PRECEDENTI
Emri Pëllumb
Mbiemri Haveraj
Mosha 26 vjeç
Vendbanimi Vlorë
Akuza Trafik narkotikësh
Dënimi në Itali 10 vjet burg e 30 mijë euro gjobë
Amnistia 3 vjet falje dënimi në Itali
Dënimi në Tiranë 10 vjet burg e 3 vjet falje sipas amnistisë italiane
Qeveria akuzoi ish-kryeprokurorin Sollaku
TIRANE – Numri i madh i shqiptarëve të kërkuar dhe të dënuar në Itali, të cilët sipas informacioneve policore kishin ikur dhe ishin vendosur në Shqipëri, ka qenë një nga argumentet kryesore të akuzave të Qeverisë ndaj ish-kryeprokurorit Sollaku. Një argument i tillë u përdor edhe nga komisioni Hetimor parlamentar, që hartoi raportin për shkarkimin e ish-kreut të akuzës shqiptare. Argumenti kryesor ishte se, pala italiane ia kishte bërë të ditur policisë dhe Prokurorisë shqiptare, se 240 shtetas nga vendi ynë ishin dënuar për krime të ndryshme në Itali ose ishin në kërkim atje për vepra të ndryshme penale. Qeveria dhe komisioni parlamentar, pretendoi se Prokuroria nuk po vepronte për t’i arrestuar këta persona, për të cilët në disa raste kishte informacione të sigurta se ndodheshin në Shqipëri. Mirëpo, përtej akuzave të ditës, çështja dukej e ngatërruar. Kushtetuta shqiptare nuk lejon ekstradimin e shtetasve shqiptarë në Itali. Në këtë mënyrë arrestimi i shqiptarëve të kërkuar atje, për ekstradim në Itali bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe nuk parashikohet në asnjë ligj apo akt tjetër juridik të shtetit shqiptar. Në këtë mënyrë, Prokuroria argumentoi se e vetmja mënyrë për ndjekjen penale të këtyre personave, ishte transferimi i dosjeve apo dënimeve të tyre nga Italia dhe njohja e tyre në Shqipëri. Për dhjetëra raste në fakt, është aplikuar kjo procedurë, provat e mbledhura në Itali janë dërguar në Tiranë dhe pas përkthimit Prokuroria shqiptare ka vepruar direkt me to ose duke i plotësuar me hetime, më pas ka goditur dhjetëra grupe kriminale. Por kjo procedurë zgjat në kohë dhe është e kushtueshme. Pas transferimit të dosjes apo vendimit të dënimit nga Italia në Tiranë, ajo duhet të përkthehet në Ministrinë e Drejtësisë. Përkthimi është një procedurë që zgjat dhe kushton në kohën kur Ministria e Drejtësisë ka një buxhet të kufizuar për këtë. Në këtë mënyrë, një numër i madh dosjesh apo vendime dënimi kanë mbetur në Itali, pasi nuk janë kërkuar nga pala shqiptare ose kanë mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë, por nuk janë përkthyer dhe nuk janë dërguar në Prokurori. Organi i akuzës nuk ka zëra në buxhet për të bërë përkthimin e dosjeve, të cilat kërkojnë një procedurë të certifikuar. t.s
Ekstradimet, marrëveshje me Italinë
TIRANE – Autoritetet italiane vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin e tyre për numrin e lartë të personave të përndjekur prej tyre penalisht apo të dënuar, që sipas informacioneve policore, qëndrojnë në Shqipëri të pa shqetësuar. Zv/ministri italian i Drejtësisë gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë kërkoi nga pala shqiptare nënshkrimin e një memorandumi të përbashkët mes dy vendeve me qëllim ekstradimin e dyanshëm të shtetasve, që ndiqen penalisht apo që anë dënuar në të dy vendet për vepra të ndryshme penale. Një marrëveshje e tillë, së paku në rastin e Shqipërisë, kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, çka përveç ratifikimit të dokumentit nga Parlamenti shqiptar, kërkon edhe ndërhyrje në ligjin themeltar të shtetit. Megjithatë ky memorandum parashikon që Shqipëria dhe Italia do të bëjnë ekstradime provizore për gjykimin e të pandehurve apo ekzekutimin e vendimeve penale të dënimit dhe më pas subjekti kthehet në vendin e tij të origjinës. Deri më tani, gjykatat shqiptare vetëm mund të njohin vendimet penale të dhëna nga gjykatat e huaja pasi dosjet vijnë në Tiranë, përkthehen dhe i dorëzohen Prokurorisë.