E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani fitimtar nga Velipoja, Lushnja, Elbasani dhe Iliria e nisin mbarë

Kategoria e Parë

Java e parë

E shtunë ora 16:00

ADA PARTIZANI  0-1

Shënues: Braho 64′

LUSHNJA BESËLIDHJA 1-0

Shënues: Canka 54′

BUTRINTI KAMZA 0-0

 

ELBASANI NAFTËTARI 2-0

Shënues: Okaronko 8, 10

ILIRIA POGRADECI  3-1

Shënues: Kurti 37, Caca 55, Brata 87 / Mullai 65

TËRBUNI HIMARA 0-0

 

E diel ora 16:00

BURRELI GRAMSHI (Fushë Krujë)

 

E hënë ora 16:00

DINAMO MAMURRASI

Partizani pas konsolidimit të strukturave prtendon se ka nisur një epokë të re, e cila nuk do të ketë asgjë të përbashkët me epokën Xhani. Të kuqtë e kryeqytetit e nisën mision e tyre në Velipojë dhe falë golit të Florian Brahos kanë marrë tripikshin e parë. Partizani e nis mbarë kampionatin dhe të kuqtë ishin nisur të bindur se nga Velipoja nis rikthimi i demave të kuq në elitën e futbollit shqiptar. Takimi ka ngjallur interes të madh nga tifozët, ku nuk munguar edhe ultrasit e kuq që udhëtuan nga Tirana. Takimi ka qenë i fortë me raste nga të dy kampet, por fituesi ka qenë Partizani. Vendasit kanë pasur kontestimet e tyre për dy-tre raste të dyshimta. Padyshim në fitoren e të kuqve në Velipojë ka pasur edhe  forma e mirë e portierit Nemaja Pavloviç.

Lushnja e ka nisur mbarë sezonin e ri në Kategorinë Superiore, pasi në Roza Haxhiu kanë mposhtur një rival direkt për superligën në vitet e fundit, Besëlidhjen. Takimi është fituar nga lushnjarët e trajnerit Artan Bano me rezultatin 1-0 me gol të të zakonshmit, Mikel Canka. Elbasani ndonëse nuk ka bërë bujë në merkato ka arritur që në ndeshjen e parë të luajtur në Rruzhdi Bizhuta të marrë pikët e plota, duke fituar 2-0 ndaj debutuesve të Naftëtarit. Të dy golat për elbasanasit janë shënuar nga nigeriani Okaronka. Pogradeci një vit më parë ishte në superligë, por kategorinë e parë këtë sezon e ka nisur me humbje, pasi pogradecarët janë mundur 3-1 nga Iliria e Fushë- Krujës, që në stadiumin Redi Maloku ka dominuar ndaj miqve. Butrinti dhe Kamza e kanë mbyllur në paqe 90 minutëshin e parë, pasi takimi i zhvilluar në Saranadë ka përfunduar në barazim 0-0. Edhe takimi Tërbuni-Himara ka përfunduar në barazim pa gola. Nesër luhet takimi Burreli- Gramshi dhe java e parë e Kategorisë së Parë mbyllet të hënën me ndeshjen Dinamo-Mamurrasi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›