Partizani luan edhe për Panon
Partizani do të luajë kundër Bylisit me shirit të zi në krah, në shenjë respekti për legjendën e kuqe, të Kombëtares dhe futbollit shqiptar, Panajot Pano, të ndarë nga jeta, më 19 janar 2010, pas një ataku kardiak në Shtetet e Bashkuara. Për Partizanin (22 pikë), ndeshja kundër kryesuesve të Kategorisë së Parë, Bylisit (40 pikë), është edhe ndeshja e parë e vitit 2010, pasi ajo kundër Bilishti Sport (java 16) nuk u zhvillua në Bilisht për shkak të kushteve të papërshtatshme të terrenit. Në fazën e parë, Bylisi fitoi 1-0 në Ballsh, në një ndeshje të kontestuar nga të kuqtë për gjykimin skandaloz. Partizani zhvilloi një merkato të fuqishme duke rekrutuar 13 lojtarë, shumica e tyre të ardhur nga klubet e Kategorisë Superiore, dhe ndeshja e dytë sezonale kundër formacionit të Ilir Spahiut (një ish-trajneri i Partizanit) konsiderohet edhe si një provë force për “djemtë” e Skerdi Bejzades. Lajmi i fundit i mirë nga shtëpia e kuqve është premtimi për marrjen e pagave, pikërisht përpara takimit me Bylisin. Partizani do të luajë me fanella të reja kundër Bylisit, ndërkohë që një natën e së premtes do ta kalojë në Durrës.
Lala, rikthehet kapiteni
(ALBANIA SPORT) – Altin Lala është përshirë në listën e Hanover 96 për ndeshjen në transfertë kundër Hofenheim në Bundesligën 1 gjermane, takim që do të luhet të shtunën. Ish-kapiteni shqiptar i Hanover i rikthehet fushës pas një mungese disa mujore. Së bashku me Lalën në dispozicion të trajnerit Mirko Slomka do të jetë për herë të parë edhe sulmuesi i Hanover U-23, Rubic Ghasemi-Nobakht.
6 Shkurt 2010