E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, transferta një “vrasje me pagesë”



Humbje 1-0 me Bylisin në Ballsh, 5-0 me Adën në Velipojë, 3-0 me Luftëtarin në Gjirokastër. Ky Partizan nuk funksionon në transfertë. Tri ndeshje, tri humbje, asnjë gol i realizuar, ndryshe nga takimet në “Selman Stërmasi”: tri ndeshje, tri fitore. Në stadiumin e “Gjirokastra”, duket se ka pasur një duel të madh, midis 27-vjeçarit tiranas të Luftëtarit, Erald Pustina dhe skuadrës së Partizanit. Tre gola të Pustinës: 41’, 53’ e 81’. Partizani e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Sokol Ishkës. Në takimet e tjera, Kamza fitoi 2-0 me Memaliaj, Lushnja barazoi pa gola me Elbasanin, Bylisi fitoi 2-0 me Sopotin. Ada fitoi 4-0 me Bishtin, Besëlidhja barazoi 1-1 me Burrelin. Turbina fitoi 3-2 me Skraparin. Pogradeci-Gramshi luhet të hënën në Korçë. Bylis kryeson i vetëm me 15 pikë.

KATEGORIA E PARË
JAVA 6, 15:30

Kamza-Memaliaj 2-0
Lushnja-Elbasani 0-0
Bylis-Sopoti 2-0
Luftëtari-Partizani 3-0
Besëlidhja-Burreli 1-1
Ada-Bilishti 4-0
Turbina-Skrapari 3-2

05.10 15:30
Pogradeci-Gramshi

Shqipëria, miqësore me Estoninë

Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Estoninë, të programuar, më 14 nëntor. Takimi do të luhet në Talin. Kjo është miqësorja e tretë që Shqipëria do të luajë kundër Estonisë, dy të parat janë zhvilluar nën drejtimin e trajnerit gjerman Hans Peter Brigel: më 15 nëntor 2003, Shqipëria fitoi 2-0 me Estoninë, ndërsa më 28 prill 2004, Kombëtarja jonë barazoi 1-1 në Talin.

Vetel, pole në Japoni

Sebastian Vettel (Red Bull) fitoi pole position në Grand Prix të Japonisë. Kohën e dytë të mirë e vendosi Trulli (Toyota). Incident i rëndë për Timo Glock. Piloti gjerman u transportua me helikopter në spitalin e Yokkaichi, pak kilometra larg cirkuitit japonez, Suzuka. Grand Prix për të është në dyshim.

Kazijas, portieri më i mirë në botë

Portieri i Real Madrid, Iker Kasijas, u votua si portieri më i mirë i botës për vitin 2008 nga Instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS). Kasijas, i cili luajti një rol të madh në fitoren e Spanjës në Euro 2008, krijoi një distancë të qartë me rivalët e tij me të afërt Gianluigi Bufon dhe Edvin van der Sar.

Top-10

1 - Iker Casillas: 249 pikë
2 - Gianluigi Buffon: 170
3 - Edvin van der Sar: 143
4 - Petr Cech: 108
5 - Igor Akinfeev: 23
6 - Jose Francisco Cevallos: 21
7 - Julio Cesar: 18
8 - Pepe Reina:15
9 - Jens Lehmann: 13
10 - Justo Villar: 12

5 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›