Partizani zyrtarisht me shoqatë tifozësh
Në kohën kur Partizani po noton në kufijtë e mbijetesës, i rënë në kategorinë e parë, prej më shumë se një viti pa asnjë mbështetje financiare, një zhvillim i ri ka dalë në kampin e kuq. Bëhet fjalë për krijimin e shoqatës së tifozëve të Partizanit, e cila prej se premtes së 4 dhjetorit 2009 ka marrë edhe miratimin e gjykatës. Shoqata në fjalë titullohet “Tifozët e FK Partizani”, dhe ka kryetar z.Agim Gjonçaj. Mësohet se shoqata në fjalë, edhe në dokumentacionin e regjistrimit në gjykatë, ka për simbol yllin e kuq me pesë cepa, por jo atë që mban stema e Partizanit aktual, por me një gërmë “P” të shkruar në mes. Qëllimi i shoqatës është mbrojtja e vlerave të Partizanit, njërës prej skuadrave më të mëdha e të lavdishme të futbollit shqiptar, moslejimi i nëpërkëmbjes së saj.