Stadiumi i Lezhës “pagëzohet” Brian Filipi
Këshilli bashkiak i qytetit të Lezhës ka vendosur që stadiumi i qytetit ku luan skuadra e Besëlidhjes ndeshjet e saj, të quhet “Brian Filipi”. Lajmin për mediat shqiptare e kanë konfirmuar edhe familjarët e ish-futbollistit shqiptar. “Është një vlerësim që i bëhet djalit tonë të ndjerë si dhe familjes tonë. Na kanë lajmëruar se ceremonia do të bëhet në ditët në vazhdim”, ka pohuar mamaja e Brianit. Ela. Talenti shqiptar i Ravenës (Serie C, Itali) humbi jetë në një aksident futbollistik në shtetin fqinj para disa muajsh. Ndërkohë edhe stadiumi i Çervias në Itali ka marrë emrin e Brian Filipit. Federata italiane është sjellë në mënyrë të përsosur me ne dhe na ka ndihmuar në shumë drejtime”, është shprehuar Ela Filipi, e cila thekson se nuk e ka parë barazpeshuar preokupimin e FSHF-së në lidhje me këtë gjë.