E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr kamzalinjsh, fiton Bylis

 

Leonard Karaj

Bylis fiton ndaj Kamzës, Partizani mund Gramshin, Elbasani dhe Lushnja marrin pikë të plota në transfertë. Ndërsa ADA ndalet për herë të parë këtë sezon në shtëpi.Bylisi mbetet sërish e pamposhtur në fushën e vet, teksa ka fituar ndaj Kamzës me rezultatin 2-0. Një ndeshje e cila i ka pasur të gjitha duke filluar nga aksionet sulmuese, penalltitë, protestat nga ana e miqve e deri te ndërprerja e lojës për rreth 2-3 minuta për shkak të konfrontimit pa shkak të dy lojtarëve të Kamzës, pikërisht portierit Osmani dhe mbrojtësit Rada. Githsesi, takimi përfundoi 2-0 për Bylisin, me gola të shënuar nga Hamzai në minutën e 43 dhe Kule në të 88-tën. Në pjesën e parë ishte gjyqtari Bogdani i cili akordoi një penallti për vendasit. Kjo gjë solli protesta të shumta të lojtarve të Kamzës, por vendimi i tij mbetet i pa ndryshuar dhe goledori vendas Hamzai ekzekuton me qetësi duke e dërguar topin në rrjetë. Me këtë rezuktat u mbyll fraksioni i parë ndërsa në të dytin, loja u ndez më tepër. Kamzalinjtë mundoheshin të provokonin e të shkaktonin problem në fushën e lojës, por më çudia ndodh në minutën e 77, teksa dy futbollistët, portieri Osmani dhe mbrojtësi Rada u konfrontuan pa asnjë shkak me njëri-tjetrin, duke bërë që loja të ndërpritet për rreth 5 minuta.
Ndërsa kilometra larg Ballshit, në “Selman Stërmasi” Partizani rikthehej te fitorja, teksa mundte me rezultatin 2-1 modestët e Gramshit. Golat e Karapicit dhe Asllanit për “demat e kuq” si dhe të Stojkut për gramashiotët finalizuar këtë 90 minutësh shpresëdhënës për skuadrën e Bejzades. Në Gjirokastër Luftëtari ka zhgënjer sërish, falë edhe një Elbasani cinik. Me humbjen e tretë në shtëpi dhe të pestën në total, gjirokastritët e drejtuar nga Mustafa Hysi i kanë thënë përgjithmonë lamtumirë Superiores. “Miqtë” nga Elbasani duhen përgëzuar jo vetëm për lojën e shpalosur, por edhe mënyrën e ruajtjes së rezultatit. Kjo, falë dhe taktikës së ndjekur nga trajneri Dosti. Fitore në trasnefrtë kanë sigluar edhe Lushnja në Librazhd si dhe Pogradeci në Lezhë. Liqenorët kanë treguare dhe një herë formën e tyre të mirë duke u bërë pretendentë për jë vend në play-off. Ndërsa fitore të pastër kanë marrë edhe Bilishti falë dopietës së Allamanit. Kurse surpriza e kësaj jave mund të cilësohet barazimi i parë i Adës në shtëpi. Turbina pa shumë pretendime ka marrë një pikë të vlefshme aty ku kanë humbur me goleadë skuadra si Partizani, Sopoti, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›