E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas akuzës për incest, gruaja kërkon mbrojtje nga bashkëshorti



TIRANE – Pasi kallëzoi bashkëshortin për dhunë ndaj saj dhe abuzime seksuale me vajzën e tyre 10-vjeçare, i drejtohet gjykatës për të kërkuar mbrojtje. S.M. ka depozituar në Gjykatën e Tiranës pak ditë më parë një kërkesë padi ku kërkon “lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes” nga bashkëshorti i saj G.M. Kërkesa është në shqyrtim në gjykatën e kryeqytetit dhe pritet që në datë 28 të jepet vendimi. G.M., 50 vjeç, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga prokuroria e kryeqytetit. Një javë më parë ai u shoqërua pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, për dhunë të ushtruar ndaj saj dhe abuzimeve me vajzën e tyre. S.M. mbërriti në Spitalin Ushtarak e dëmtuar rëndë nga dhunë fizike e ushtruar mbi të. Pasi u mor në pyetje nga agjentët e krimeve, ajo kallëzoi dhunën fizike të kryer në mënyrë të përsëritur nga bashkëshorti i saj. Gjithashtu ajo e akuzoi bashkëshortin edhe për abuzim seksual me vajzën e tyre të mitur. Policia shoqëroi bashkëshortin e saj, por pasi iu morën deklarimet, prokuroria urdhëroi lirimin e tij. Urdhri për lirimin e të dyshuarit u firmos nga Prokuroria e Tiranës pasi kallëzimi për abuzimin seksual ishte bërë pas një konflikti mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së tij. Në shenjë hakmarrje e shoqja dyshohet se ka bërë kallëzimin ndërsa nga ekspertimi mjekësor që i është bërë vajzës, nuk është verifikuar personi me të cilin ajo ka pasur kontakt seksual. a.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›