E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedagogia hap zjarr ndaj kolegëve. Vret tre, plagos dy prej tyre

Tragjedia

E kishin pezulluar nga mësimdhënia e biologjisë në universitet
Një profesoreshë e Harvardit, e diplomuar në biologji, ka qëlluar për vdekje tre kolegë të Universitetit të Alabamës, ndoshta për shkak se iu refuzua një post i shumëdëshiruar në universitet. Amy Bishop, 42 vjeçe, është akuzuar për vrasje pas goditjes me armë zjarri gjatë një mbledhjeje të stafit në një goditë të shkencave në kampusin universitar të Huntsvilit. Nëse do të dalë fajtore, gruaja mund të dënohet me vdekje. Mes të vdekurve bëjnë pjesë shefi i departamentit, në të cilin punonte pedagogia dhe dy profesorë, kolegë të saj. Ndërkaq, tre anëtarë të tjerë të stafit kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë. Pedagogia dhe bashkëshorti i saj ishin investitorë që kishin fituar edhe çmime në lidhje me krijimin e një sistemi inkubativ të rritjes së qelizave që zëvendësoi një sistem më të vjetër. Por ndërkohë mënyrat e saj të mësimdhënies ishin kritikuar gjerësisht së fundmi nga kolegët dhe nga disa prej studentëve. Një muaj më parë ajo i tha një mikut të saj se ishte e shqetësuar për këto ndryshime, për të cilat fajësonte vetëm zilinë e kolegëve, madje disa prej tyre të cilët i kishte përmendur edhe me emër. Sipas kolegut që ka dëshmuar dje në lidhje me këtë pasvrasje, pedagogia ishte shumë e trazuar kur akuzonte kolegët, duke përsëritur vazhdimisht se kjo ishte një padrejtësi që i bëhej. Të premten pasdite, në një mbledhje të stafit, asaj i thanë se kërkesa e saj për të rishikuar largimin nga mësimdhënia për njëfarë kohe nuk ishte marrë parasysh nga stafi i pedagogëve dhe sipas rrëfimeve të policisë kishte hapur menjëherë zjarr ndaj të pranishmëve në mbledhje. Kjo përbën edhe vazhdën e fundit të një serie vrasjesh nëpër shkolla dhe institucione arsimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë tronditur jo vetëm studentët, por mbarë shoqërinë. Deri më tani pjesa më e madhe e këtyre akteve masive ka qenë organizuar nga studentë meshkuj dhe kurrë më parë nga një pedagoge femër. Për sa u përket personave që kanë humbur jetën, ata janë të gjithë pedagogë dhe asistentë. Për sa i përket bashkëshortit të pedagoges së akuzuar, ai tha se e shoqja ishte një njeri që nuk ishte më i aftë për të përballuar realitetin dhe mbi të gjitha nuk ishte aq e mirë dhe aq e mbarë nga sa hiqej. Megjithatë para nxënësve ajo deri në fund ishte shfaqur normale. Bishop kishte studiuar biologji në Universitetin e Harvardit, që është një ndër shkollat më elitare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Që prej viti 2003, jepte mësim në Universitetin e Huntsvilit, i njohur për lëndët shkencore dhe ndërkohë punonte shumë me industrinë e shtetit.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›