Pas dekorimit për shërbimin ushtarak në Irak, modele të brendshmesh
Pasi është dekoruar për shërbimin e saj ushtarak në Irak, një britanike i është drejtuar kopertinave të revistave gjysmë e zhveshur. Katrina Hodge, një 22-vjeçare e regjimentit “Royal Anglian”, është shembulli më i mirë që mund të merret për të treguar se ushtria britanike jo vetëm është progresiste, por të bën edhe të bukur. Hodge është pagëzuar nga kolegët e saj si “Combact Barbie” (Barbi luftëtare), pasi ka marrë një dekoratë nderi për shërbimin e saj në Irak. Pas kësaj ajo është postuar tek pozimi i të brendshmeve. Sipas britanikes “Daily Mail”, pasi u zhvesh nga uniforma, ajo ka vendosur t’ia ofrojë imazhin e saj një kompanie që prodhon të brendshme “La Senza’s”, që në homazh për përfaqësuesen, i shet produktet e saj me 15 për qind ulje për gratë dhe burrat e forcave të armatosura. Hodge thotë se puna e saj e vërtetë është në ushtri, që e pëlqen jetën si ushtarake dhe nxit bashkëkombëset e saj ta provojnë. Por ajo njihej si bukuroshe agresive. Në konkursin ndërkombëtar të bukurisë ajo është paraqitur me “rifle drill”, një teknikë stërvitjeje për kadetët ku është parashikuar edhe përdorimi i armës, një nga performancat më të rralla në konkurset e miss-eve. Ushtarja seksi ka marrë një medalje kuraje vetëm në moshën 18-vjeçare, kur çarmatosi një rebel që kishte marrë armët e saj gjatë luftës në Irak.