“Tiranën si Evropa për 9 vjet”
12/03/2005 Prezantohet ndarja e buxhetit të Bashkisë së Tirnës, qytetarët kërkojnë më tepër rrugë dhe shkolla
Agolli: Duhen 13 vjet, që Tirana të kapë standardet evropiane, por ne do t’i arrijmë në 9 vjet
“Që Tirana të kapë standardet evropiane është llogaritur se duhen 13 vjet e gjysmë, por ne do t’i arrijmë këto standarde në 9 vjet. Duhen 45 miliardë lekë. Arsyet, për të cilën do të shkurtojmë këtë afat, janë disa. Arsyeja e parë, është për t’ju ardhur sa më shpejt në shërbim qytetarëve, por ka dhe një arsye personale. Për sfidë, pasi Bashkia e Tiranës i pëlqen sfidat”, thotë Dritan Agolli, drejtori i Punëve Publike, ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, buzëqesh.
Bashkia e Tiranës prezantoi dje, para komisioneve qytetare, projektbuxhetin e Bashkisë për vitin 2005. Prezantimi kishte për qëllim thithjen e mendimeve, sugjerimeve dhe kundërshtimeve, që mund të ketë ky projektbuxhet, në të gjitha shtresat e komunitetit kryeqytetas. Përpara prezantimit të projektbuxhetit 2005, nënkryetarja e Bashkisë, Albana Dhimitri, u shpreh se “tashmë është bërë praktikë e punës së Bashkisë së Tiranës përdorimi i të gjithë mekanizmave për të garantuar pjesëmarjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe ky është viti i tretë që ne kemi zhvilluar disa anketime me komunitetin, pikërisht për të marrë atë informacion, lidhur me nevojat dhe cilat janë preferencat për të përcaktuar prioritetet për vitet buxhetore”.
Qytetarët, duam rrugë e shkolla më të mira
Sipas një sondazhi, që iu është bërë qytetarëve, ata kanë dëshiruar më tepër investime në infrastrukturën shkollore, 14.9 për qind dhe në atë rrugore 14.8 për qind, më pas vjen transporti publik, terrenet sportive, shërbimet sociale. Megjithëse duket se për qytetarët nevojat si për rrugë dhe për shkolla janë gati njësoj të larta, Bashkia ka llogaritur që 70 për qind të investimeve të shkojnë për punët publike dhe rreth 16 për qind për shkollat. Ndërkohë krahasuar me vitin e mëparshëm, investimet në shkolla e kopshte janë 2.14 herë më të larta.
Ndarja e buxhetit
Për këtë vit Bashkia ka një buxhet prej 9.24 miliardë lekë, prej të cilave, të ardhura nga Buxheti i Shtetit janë 3.04 miliardë lekë. Ndërsa nga të ardhurat e veta të Bashkisë, taksa dhe tarifa janë 6.2 miliardë lekë. Këtë vit të ardhurat e siguruara nga Bashkia janë 18.8 për qind më shumë se viti i kaluar.
STRUKTURA E BUXHETIT
BUXHETI TOTAL 9.3 MILIARDE LEKE
BUXHETI OPERACIONAL 4.75 MLD (51%)
→BUXHETI PER INVESTIME 4.55 MLD (49%)
BUXHETI SHTETIT 2.42 MLD LEKE BUXHETI SHTETIT 0.64 MLD LEKE
TE ARDHURAT E BASHKISE 2.33 MLD LEKE (37%) TE ARDHURAT E BASHKISE 3.91 MLD LEKE (63 %)
SHPENZIMET E BASHKISE SE TIRANES PER VITIN 2005 SIPAS FUNKSIONEVE
Arsimi parauniversitar
-10 % me shume fonde per mirembajtjen e shkollave se viti 2004
-Financim nga te ardhurat e Bashkise (pervec fondeve te buxhetit te shtetit ) per Infrastrukturen Arsimore
-Investimet kapitale 2005=2.14 here me te larta se viti 2004
Infrastruktura arsimiore
-Objekte në vazhdim: 8 shkolla, 10 kopshte
-Objekte të reja: 5 shkolla, 4 kopshte
-Sistemime të ambienteve të jashtme dhe instalim ngrohjeje: 8 shkolla, 10 kopshte
-Pajisje dhe orendi: 8 shkolla dhe 4 kopshte
Infrastruktura rrugore
- 10% më shumë fonde për:
- mirëmbajtjen e rrugëve
- mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta
- mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor
- 23 % më shumë fonde për pastrimin e qytetit
- 15 % më shumë fonde për Investimet Kapitale në infrastrukturën rrugore
Shtimi i siperfaqeve te gjelbra
-10 % më shumë fonde për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta
-Mbjellja e 1000 pemëve në qytet
-Ndërtimi i Parkut Qendror të Tiranës. Faza e parë
-Rivitalizimi i Parkut Kombëtar të Liqenit
Transporti-Sinjalistika
-Përmirësimi i Transportit Publik
-Arritja e standardeve të sigurisë rrugore në kryqëzimet e qytetit dhe disiplinimi i qarkullimit
-Hartimi dhe finalizimi i projektit “M-Parking”-miradministrim i parkimeve me pagesë
Terrenet Sportive
-Rehabilitimi i Palestrës Sportive “Farie Hoti”
-Krijimi i këndeve të lojërave dhe sportive midis blloqeve të banimit
-Ngritja e 20 fushave minifutbolli
Sherbimet Sociale
-Përmirësimi i skemës së ndihmës ekonomike-pune dhe shërbime në komunitet
-Vazhdimësia e projekteve të filluara
-Ngritja e 11 qëndrave vullnetarëve për të rinjtë
-Projekti për fëmijët e rrugës
-Ngritja e 4 Qendrave Komunitare me financimin e Bankës Botërore : Gruas/ Fëmijëve/ Personave me aftësi të kufizuara/të moshuarit