Patentë evropiane, më 20 mars
12/03/2005 Pagesa 5 mijë lekë të reja, brenda vitit do të shpërndahen dhe 200 mijë të tjera
Përgatiten 100 mijë patentat e para me 20 elementë sigurie
Kush do të marrë patentën më datë 20 mars, do të marrë dhe kartonin për patentë ndërkombëtare. Shtypja e 100 mijë copëve të para ka përfunduar. Brenda këtij viti do të përfundojnë dhe shtypja e 200 mijë të tjerave. Nuk është patentë e zakonshme, por me 20 elementë sigurie. Kjo ka qenë një nga kërkesat për të hyrë në BE. Patenta ndërkombëtare, kushton 5 mijë lekë të reja. Kjo është vlera që i shkon arkës së shtetit, ndërsa pjesën tjetër individi e paguan për kursin. Edhe ata që e kanë një patentë të marrë për të lëvizur brenda Shqipërisë, nëse duan atë ndërkombëtare do të paguajnë po 5 mijë lekë të reja. Aktualisht janë 260 mijë makina të regjistruara, ndër të cilat 180 mijë makina janë në qarkullim, ndërsa 80 mijë të tjera në varreza. Kryesisht numri më i madh i patentave i përket burrave. Meshkujve ju përkasin 358 mijë patenta dhe 42 mijë patenta janë dhënë për gra. Para disa muajsh u zhvillua tenderi për firmën që do të prodhonte kartonën e re të kartonit me 14 elementë sigurie. Këtë tender e fitoi firma hungareze Bull LTD. Përgatitja e kartonave kushton 800 mijë dollarë, oferta me të cilën kjo kompani ka fituar tenderin. Patenta e re do të jetë sipas të gjitha standardeve të BE-së. Sipas Drejtorisë së Transportit Rrugor, ajo do të ketë 20 elementë sigurie, të dukshëm e të padukshëm, do të shënohet grupi i gjakut dhe shenjat e gishtave. Elementët e sigurisë do të shërbejnë që kjo patentë të mos falsifikohet. Të dhënat e personit, gjatësia, ngjyra e syve, shenjat dhe të dhëna të tjera, do të jenë të hedhura në një shirit të zi, të cilat nuk do të jenë të lexueshme për syrin e njeriut, por policia për nevojat e veta, nëpërmjet një aparature, do të mund të bëjë leximin e tyre. Grupi i gjakut do të shërbejë që në rast aksidenti pacientit t’i jepet gjak sa më shpejt. Kartoni është 100 për qind i standardit ISO. Për patentën e re ka dhënë OK-in një prej tre laboratorëve që ekzistojnë në Evropë, të ngritura për këtë qëllim.