Portugalia & Suedia: “Shqipëri, na ndihmo!”
Kombëtarja jonë do të luajë sot për pikë kundër kryesueses së grupit, Danimarkës. Trajneri Han do të luajë sërish me Salihin në sulm, të mbështetur nga Berisha
Dash Frashëri
E pabesueshme, por e vërtetë. Ndërsa Hungaria shpreson të marrë pa shumë mundim tri pikët e radhës kundër Maltës, shpresat e Portugalisë dhe të Suedisë për një vend në finalet e Kupës së Botës janë të varura krejtësisht nga ajo që do të bëjë Shqipëria në “Parken Stadium” kundër Danimarkës vendase.
Si Portugalia, ashtu dhe Suedia, janë “spektatorë” në mbrëmjen e së mërkurës, pasi si skuadra e Kristiano Ronaldos, ashtu dhe ekipi i Zlatan Ibrahimoviçit, e kanë pushinm. Ndërkohë, Danimarka kryesuese do të përballet me Shqipërinë e vendit të parafundit dhe Hungaria e vendit të dytë, me 10 pikë, po aq sa Danimarka, do të presë në shtëpi Maltën, që ka grumbulluar vetëm 1 pikë në gjashtë takime.
Në stafet suedeze e portugeze shpresojnë se Shqipëria do të jetë po aq dinjitoze sa në barazimin ndaj tyre, në Tiranë me Suedinë (0-0, 6 shtator 2008) dhe në Braga me Portugalinë (0-0, 15 tetor 2008), duke ia dalë të bllokojë favoritin kryesor të grupit, që ka grumbulluar 10 pikë në katër ndeshje.
Pas humbjes dëshpëruese me Hungarinë (0-1) në “Qemal Stafa”, Shqipëria është përpara një prove të fortë ndaj Danimarkës, ndaj së cilës ka humbur në katër ballafaqimet e fundit.
Kuqezinjtë gjithmonë kanë qenë një formacion i motivuar përballë skuadrave të elitës europiane dhe besohet se do të dinë të përballojnë presionin e fortë të një stadiumi tri herë më të madh se “Qemal Stafa”.
Në prevjutë e mediave ndërkombëtare të specializuara për sport vlerësohet fakti se Shqipëria nuk është për t’u nënvlerësuar, pasi me një barazim të tretë kundër të mëdhave do të ndihmonte shumë e do t’u jepte një frymëmarrje shprese Suedisë e Danimarkës. “Shqipëria nuk është e amortizuar akoma, kështu që me një sulm agresiv e një mbrojtje të mirë mund t’i bllokojë danezët në realizimin e qëllimit të tyre, që nuk është aspak i lehtë”, - shkruan goal.com.
Si Suedia, ashtu dhe Portugalia, kanë një diferencë të qartë prej katër pikësh në raport me dy kryesuesit e grupit 1 eliminator, Danimarkës e Hungarisë, dhe kjo i ka komplikuar jo pak shanset që dy lojtarët më të mirë në botë, Zlatan Ibrahimoviç e Kristiano Ronaldo, të marrin pjesë në finalet e “Afrika e Jugut 2010”.
Në gjashtë takimet e para ka grumbulluar gjashtë pikë. Kombëtarja jonë aktualisht ka po aq pikë sa Portugalia (5 ndeshje të zhvilluara) e Suedia (4 ndeshje). Shqipëria ka fituar me Maltën (3-0), ka barazuar me Suedinë (0-0, në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga) e Maltën (0-0, në La Valeta) e ka humbur dy herë me Hungarinë (2-0, në Budapest e 0-1 në Tiranë).
Danimarkë-Shqipëri do të gjykohet nga një katërshe gjyqtarësh sllovenë me kryesor 32-vjeçarin Damir Skomina. Ndihmës të tij do të jenë Primoz Arhar dhe Marko Stancin. Gjyqtari i katërt është Robert Krajnic dhe vëshgues Ryszard Vojcik.
GRUPI 1
1 prill 2009
Danimarkë-Shqipëri 20:15
Hungari-Maltë 20:30
RENDITJA
Skuadra ND P
1. Danimarka 4 10
2. Hungaria 5 10
3. Portugalia 5 6
4. Suedia 4 6
5. Shqipëria 6 6
6. Malta 6 1
500 tifozë
kuqezinj në
“Parken Stadium”
Të paktën 500 tifozë kuqezinj priten të jenë në stadiumin “Parken Stadium”, në Kopenhagen, për të mbështetur Shqipërinë në përballjen e parë kundër Danimarkës. Lajmi jepet nga faqja zyrtare e Federatës Daneze të Futbollit, DBU, që thekson se për momentin janë shitur rreth 21 mijë e 200 bileta.
1 Prill 2009