Pas "orgjisë",vajza akuzon katër të rinj për përdhunim
TIRANE - Një 15-vjeçare e rritur në Jetimore, ka denoncuar në polici 4 të rinj, që sipas saj e kanë marrë me forcë duke e mbajtur të mbyllur në banesë për dy ditë dhe kanë tentuar ta përdhunojnë. Menjëherë pas denoncimit të vajzës, policia e Tiranës ka mundur të arrestojë në flagrancë, në ambientet e një banese në lagjen "Don Bosko" të kryeqytetit, 3 të rinj, ndërsa autori kryesor i ngjarjes ka arritur të largohet dhe është shpallur në kërkim policor. Burimet thanë se në bazë të denoncimit të së miturës, Anxhela.H, por edhe disa provave të gjetura nga efektivat e policisë, janë arrestuar S.P., 19 vjeç, J.M., 24 vjeç dhe T.N. 19 vjeç. Ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim një djalë nga Laçi, me emrin Ari, por asnjë nga të arrestuarit dhe as vajza që ka denoncuar nuk kishin të dhënë tjetër për të. Gjatë deklarimeve që ata kanë dhënë për oficerët e Policisë Gjyqësore, kanë treguar se djalin nga Laçin kishin vetëm një javë që e njihnin dhe nuk i dinin gjeneralitetet e tij të plota. Vajza ka treguar se e kishte njohur Arin në një nga lokalet ku pinte kafen zakonisht dhe kishte pasur një lloj lidhjeje. Ai e ka ftuar vajzën që të shkonin në shtëpinë e tij sepse nuk kishte njeri dhe ajo ka shkuar. Ditën e parë të qëndrimit aty nuk ka ndodhur asgjë, madje ajo ka shpjeguar që i riu është sjellë mirë me të. Por të nesërmen, kur ajo duhej të kthehej në shtëpi, mësohet se është mbajtur me forcë nga laçiani, i cili veç kësaj ka lajmëruar edhe 3 të arrestuarit që kishte pak kohë që i njihte. Sipas dëshmisë së 15-vjeçares, mësohet se Ari i kishte ftuar djemtë duke u thënë që kishte femra në shtëpi, gjithashtu edhe "bar".