Shkodër, përmirësohet situata, asnjë zonë e bllokuar nga uji
SHKODER - Situata e shkaktuar nga përmbytjet në disa zona të Shkodrës është thuajse e normalizuar. Sipas të dhënave të shtabit të emergjencës, sipërfaqja e tokës së përmbytur është 3864 ha, të evakuuar janë ende 1023 persona nga 1643 që ishin një ditë më parë, ndërsa nën ujë janë 456 shtëpi. Aktualisht, në të gjitha akset drejt komunave dhe fshatrave të prekura nga përmbytja mund të qarkullohet lirisht me të gjitha llojet e automjeteve. Prefekti Cungu u shpreh se "tani kemi hyrë në fazën e post-emergjencës. Vëmendja është përqendruar në identifikimin e dëmeve dhe nevojave që duhet për të kaluar një situatë të tillë". Ai shtoi se vijojnë punimet për mbushjen e argjinaturës së çasit, ndërkohë që ka përfunduar puna për heqjen e urës së vjetër së Gjon Lulit dhe riparimet e nevojshme të urës së re, në aksin rrugor për në Velipojë. Edhe mësimi ka filluar normalisht në të gjitha shkollat e zonave të përmbytura. Për të parë situatën në shkollat që deri dje ishin të përmbytura në Malin e Jushit, mbërriti edhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Sipas tij, MASH ka vënë në dispozicion 250 mijë euro për të bërë rikonstruksionin e 18 shkollave të dëmtuara. Edhe gjatë ditës së djeshme në zonat e prekura nga përmbytja ka vijuar shpërndarja e ndihmave ushqimore dhe ushqimeve për bagëtinë, në bazë të planit të miratuar nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile. Përmbytja masive e rajonit të Shkodrës u shkaktua pas 2 janarit pas hapjes së portave të hidrocentraleve, ndërsa reshjet vazhduan për ditë të tëra pa ndërprerje. Pritet që ekspertët të nisin vlerësimin e dëmeve të përmbytjes. r.dTë dhënat e djeshme të përmbytjesBashkia Shkodër, 30 ha tokë të përmbytur, 473 persona të evakuuar dhe 30 shtëpi të rrethuara nga ujiKomuna Dajç, 500 ha të përmbytur, 200 persona të evakuuar, 13 shtëpi të përmbytura dhe 200 të rrethuara nga ujiKomuna Ana Malit, 500 ha të përmbytur, 100 persona të evakuuar, 30 shtëpi të përmbytura dhe 106 të rrethuara nga ujiKomuna Velipojë, 1900 ha të përmbytur, 100 persona të evakuuar, 10 shtëpi të përmbytura e 50 të rrethuara nga ujiKomuna Bërdicë, 100 ha të përmbytur Komuna Bushat, 800 ha të përmbytur, 150 persona të evakuuar, 30 shtëpi të përmbytura dhe 70 të rrethuara nga ujiKomuna Qendër, M.Madhe, 15 ha të përmbyturKomuna Kastrat, M.Madhe, 15 ha të përmbyturKomuna Gruemirë, 4 hektarë të përmbytur