E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas raportit te DASH reagon Kina: SHBA te mos nderhyje ne punet tona

Pekin, 26 shkurt, 11:50, NOA – Raportet zyrtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë nxehur së tepërmi pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut.

Në faqet e tij, Kina kritikohej për mosrepsktim dhe dhunim të të drejtave të njeriut.

Por Kina zyrtare e ka kundërshtuar këtë raport si “të papërgjegjshëm" dhe "të pabazë". 
”Ky raport injoron qëllimisht dhe deformon faktet, po ashtu injoron përpjekjet e arritura nga Kina në këtë fushë dhe që janë njohur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, thuhet në agjencinë zyrtare kineze Hsinhua. 
Sipas deklaratës së saj, raporti i Departamentit të Shtetit kritikon në mënyrë të pabazë kushtet e të drejtave të Njeriut në Kinë dhe përmban vërejtje të papërgjegjshme mbi sistemet etnike, fetare dhe ligjore, kineze.

Kina e akuzon ndër të tjera Departamentin Amerikan të Shtetit për ndërhyrje në çështjet e brendshme kineze.

Raporti është botuar tre ditë pas vizitës  së seketares së Shtetit, Hillary Clinton në Pekin dhe e kritikon Kinën për shkeljet e lirive individuale. 
"Bilanci i qeverisë kineze në fushën e të drejtave të Njeriut mbetet i keq dhe është thelluar në disa rajone", vëren raporti që citon veçanërisht "shtypjen e pakicave etnike në rajonin autonom ujgur të Xinjiangut dhe në Tibet".

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›