E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas zgjedhjeve, LSI garanci për qeverisje progresiste

Autori i Lajmit: red.
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim madhështor me qindra anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në minibashkinë nr.6 në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Meta, duke u ndalur në zhvillimet e fundit të politikës, nënvizoi se është koha që të ndëshkohet ky teatër i shëmtuar politik i bashkëpunimeve të paprincipta mes lidershpit të PS-së dhe PD-së, me votë, por njëkohësisht, edhe përmes afirmimit të një programi shumë të qartë dhe shumë konkret ekonomik dhe social. Ne jemi të bindur që këtë gjë do të realizojmë më së miri në të gjitha drejtimet, sepse zgjidhja e kësaj krize të thellë politike, institucionale, kushtetuese, do të vijë nga LSI dhe nga ajo alternativë, e cila tashmë është afirmuar në krah të LSI dhe e cila është në sinkron të plotë me shumicën e qytetarëve shqiptarë. Prandaj objektivi ynë për të fituar në zgjedhjet e vitit 2009 nuk është një dëshirë, është një detyrë, një detyrë përpara vendit që kërkon një zgjidhje”, - tha Meta. Duke kërkuar besimin e qytetarëve, Meta u shpreh se LSI do të ketë gjithnjë në qendër të vëmendjes punën me njerëzit. Kreu i LSI-së theksoi se pas zgjedhjeve të 2009-ës, LSI do të jetë garancia e një qeverisjeje progresiste, e një garancie reale dhe morale e një ndryshimi të madh që do të ndodhë në Shqipëri.

Ky lajm është publikuar: 23/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›