Tirana e ndarë mes protestës pro dhe kundër homoseksualëve
Sot në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë edhe Tirana do të bëhet pjesë e kryeqyteteve që do të protestojë kundër homofobisë. Por ndryshe nga vendet e tjera perëndimore në Shqipëri protesta do të ketë dy pamje. Nga njëra anë do të jetë komuniteti gay dhe aktorë të shoqërisë civile dhe diplomatë që do të dalin kundër homofobisë dhe nga ana tjetër do të jenë myslimanët që do të protestojnë kundër gay-ve.
Kundër homofobisë
E programuar si një gay-parade, dita kundër homofobisë nuk do të jetë gjë tjetër veçse një takim mes komunitetit dhe disa aktivitete artistike. Plani fillestar i LGBT për të zhvilluar një paradë nuk është mbajtur por thjesht në bulevardin kryesor të Tiranës do të ketë një aktivitet nga vetë komuniteti dhe disa aktorë të shoqërisë civile për të protestuar kundër diskriminimit ndaj komunitetit që ka prirje seksuale të ndryshme nga pjesa tjetër e shoqërisë.
Myslimanët, protestë ndaj homoseksualëve
Aktiviteti i lajmëruar i komunitetit LGBT në 17 maj mund të hasë në një tjetër pengesë. Forumi musliman shqiptar ka njoftuar se po në këtë ditë dhe madje në të njëjtën orë, do të organizojë një manifestim me rastin e ditës së familjes. Roald Hysa, sekretari i Forumit, sqaron për Vizion Plus se aktiviteti synon të sensibilizoje shoqërinë për vlerat që mbart familja, pa mohuar faktin se është edhe një lloj proteste ndaj homoseksualëve që sipas tij, pretendojnë se po diskriminohen. Hysa sqaron se aktiviteti do të zhvillohet në sheshin para Galerisë së Arteve dhe parkut Rinia, ndërsa për zhvillimin e tij kanë marre leje në polici. Ndërkohë, policia ka marrë masa edhe për aktivitetin që shoqata pro- LGBT do te zhvillojë ditën e nesërme. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se aktiviteti, sipas lejes së dhënë, pritet të zgjasë rreth 3 orë, ndërsa do te zhvillohet ne Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Për këtë arsye në këtë orar policia, si në çdo aktivitet tjetër të ngjashëm, do të bllokojë qarkullimin, ndërsa ka marrë masa për shmangien e çfarëdolloj incidenti apo përplasjeje.
LGBT aktivitet edhe në Vlorë
Komuniteti LGBT është zhvendosur në Vlorë për të lobuar për të drejtat e homoseksualëve në Shqipëri, pas dështimit të mini-manifestimit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, që u shoqërua dhe me incidente. Gjatë takimit në Teatrin Petro Marko, ky komunitet ka marrë edhe mbështetjen e konsullit italian në Vlorë, si dhe Avokatit të Popullit, të cilët kanë bërë thirrje për mos diskriminimin e tyre në shoqëri. Takimi i Aleancës Kundër Diskriminimit të Komunitetit LGBT, vjen në vijim të aktiviteteve që i paraprijnë 17 Majit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë.
Meta: LGI rol përcaktues për integrimin e vendit
Lëvizja e Gruas për Integrim do të zgjedhë sot kryetaren e re të saj. Konventa e LGI nisi sot pasdite punimet, ndërsa në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i LSI konfirmoi edhe njëherë mbështetjen që ai i jep kësaj lëvizje dhe rolit vendimmarrës të gruas. Zgjedhjet na ndihmojnë për të zgjedhur aftësitë e mrekullueshme të nënave, grave e vajzave shqiptare. Jam i bindur se sfidat që do të merrni kanë rëndësi. Dua që gratë të angazhohen në të gjitha çështjet e vendit tonë, siç është edhe marrja e statusit të vendit kandidat. Unë jam i bindur se vetëm angazhimi i tyre në jetën politike dhe gjithë iniciativat sociale e ekonomike do të bëjë që të kemi një shoqëri më të drejtë, tha Meta. Meta deklaroi më tej se, Emancipimi i një shoqërie përcaktohet nga roli që luan gruaja në shoqëri dhe familje. Ai tha se LRI dhe LGI janë fuqitë kryesore jo vetëm për LSI por edhe për gjithë shoqërinë. Meta shtoi se duke qenë se Gratë janë më efikase si kryefamiljare, kjo do të thotë më shumë edhe për politikën, qeverisjen dhe të ardhmen e vendit.