Pasionet e lashta të një arkeologeje
Etja për aventura e 93-vjeçares, që njihet si Indiana Xhons e arkeologjisë, nuk është shuar ende. Beatris De Kardi ka pak dyshime mbi atë që ka qenë gjëja më e rëndësishme për të gjatë këtyre nëntë dekadave. Rrëfen se ka qenë kureshtja e pashuajtshme- pavarësisht nga udhëtimet në disa prej vendeve me klimën më të ashpër në rruzull, me temperatura në kufijtë e të përballueshmes, me banditë të pamëshirshëm, me kafshë nga më të rrezikshmet -ajo që ia ka mbajtur gjallë pasionin gjatë gjithë këtyre viteve.
"Është sikur të ecja nëpër një rrugë gjithë kthesa", shpjegon teksa përgatitet për një eveniment të rëndësishëm të Shoqatës së Grave Arkeologe në Londër, ku do të takojë ministren e Kulturës, Margaret Hodxh. "Në rast se në faqen e kodrës vërej një kthesë që nuk duket ku përfundon, medoemos do të shkoj të shoh me saktësi për çfarë bëhet fjalë".
Me 93 vitet që mban mbi supe, De Kardi mund të krenohet pa frikë se është arkeologia aktive më e moshuar në botë. Është eksperte e historisë pre-islamike për shtetet e Ulëta Arabike të Gjirit Persik, si dhe e civilizimeve të Balukistanit, që përbëjnë edhe dashuritë më të mëdha të jetës së saj. Nga shumë njerëz konsiderohet si Indiana Xhons e arkeologjisë. Jeta e saj është një testament i pazakontë për të gjitha ato gra që nuk duan ta humbasin motivacionin dhe dashurinë për pasionin gjatë gjithë jetës. Bëhet fjalë për një grua që nuk pranoi kurrë të dorëzohej para faktit se bota e arkeologjisë i përkiste - dhe i përket edhe sot - gjinisë mashkullore.
"Kurrë nuk kam pasur vështirësi", rrëfen. "Kur punoj nëpër terrenet e Gjirit Persik, apo diku tjetër, nuk jam as grua e as burrë. Jam thjesht profesioniste dhe ky fakt është pranuar nga të gjithë".
Sipas De Kardit, arkeologjia i ka dhënë mundësinë të vizitojë vende e të njohë njerëz të padëgjuar te vajzat që bëjnë pjesë në shtresën e saj shoqërore. Familja e saj jetonte në një "shtëpi të stërmadhe" dhe tregon se i qe dashur të ndërpriste studimin në Shkollën e Vajzave të Shën Palit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas një viti pushimi të plotë për të rimarrë veten, rinisi studimet arriti të fitonte të drejtën për të studiuar në Universitetin e Londrës, ku iu dha shansi të ushqente "pasionin e lindur" për arkeologjinë. Studimet u pasuan nga gërmimi i parë, i cili veç ia ndezi edhe më tej interesin mbi arkeologjinë.
Puna e parë si sekretare në Muzeun e Londrës u ndërpre nga shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore dhe ajo e gjeti veten të angazhuar në një mision të rrezikshëm për llogari të Zyrës së Jashtme. Iu kërkua të mbështeste përpjekjet e diplomacisë britanike në Çunking, një prej teatrove më të ashpër të asaj periudhe. Me mbarimin e luftës iu rikthye punës së dikurshme në Londër, por ndërkaq i kishte hyrë në gjak pasioni për udhëtimet. Për këtë arsye kërkoi të transferohej në Bordin e Tregtisë në Delhi, nga ku u zhvendos shpejt në Karaçi, e joshur nga trashëgimia e jashtëzakonshme historike e hinduve të lashtë.
Pasi siguroi hartat e duhura, një makinë të tipit xhip, bashkë me shofer, e udhëhequr nga një njeri që nuk dinte shkrim e këndim, i etnisë punxhabi, i quajtur Sadar Din, që mbetet edhe sot mësuesi më i rëndësishëm i saj në këtë fushë, i vuri vetes detyrën të vërtetonte se Balukistani ishte një "parajsë e vërtetë arkeologjike". Iu deshën vetëm nja dy javë për t‘ua treguar të gjithëve këtë gjë.
Por në vitin 1957 u detyrua t‘i kthehej një pune zyre në Londër, për të ndihmuar në përpjekjet për të zbardhur trashëgiminë arkeologjike të "Luftwaffe".
Që atëherë e gjeti veten të detyruar t‘i financonte me paratë e veta udhëtimet. Lejet vjetore nuk i shfrytëzonte për të pushuar, por për të udhëtuar në Indi.
Përshkruan një periudhë të përshkuar nga vështirësi të pabesueshme. "Flinim jashtë dhe ndanim të njëjtën vijë uji me një lukuni qesh të egra, që na kalonin fare pranë tendës dy herë në ditë", tregon. "Netëve ulërimat e ujqve nëpër kodrat e frikshme na shërbenin për të na kujtuar se Baluksitani qe një vend i egër e i rrezikshëm. Përshtypja u kthye në siguri kur u kthye në Surab, në të cilin nuk iu lejua të ngrinte fushimin në Siah-damb, ku sipas rrëfimeve të lashta gjendej një xhind nga i cili punëtorët indianë kishin shumë frikë. Unë i druhesha ndonjë gjëje më materiale se shpirtrat e këqij, kështu që pranova të mbaja një revolver që m‘u dha nga një zyrtar vendas".
Në vitin 1960, krahina u mbyll për çdo të huaj dhe arkeologes iu desh ta studionte nga pjesa që shtrihej përtej kufirit me Iranin. Zbulimet e atyshme e shtynë edhe më poshtë, drejt Gjirit Persik, që tani është pjesë territoriale e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në shtetin verior, Ras al-Khaimah, zbuloi varreza të fshehura nga autostradat e ndërtuara falë miliardave të fituara nga tregtia e naftës. Edhe këtu iu desh t‘i linte në mes kërkimet për shkak të rreziqeve të shumta që i kanoseshin jetës së vet asaj, si dhe të punëtorëve. Por kjo nuk ndodhi përpara se puna e saj të tërhiqte vëmendjen e monarkut, si dhe të qeverisë së Katarit, të cilët i kërkuan të kryesonte një ekspeditë që do të shqyrtonte gjithë periudhën historike nga "epoka e gurit, në epokën e naftës". Diçka që duhej ta kryente në jo më shumë se 10 javë.
De Kardi, e cila nuk u martua kurrë, vazhdon të udhëtojë çdo vit në atë rajon, duke kataloguar zbulimet e reja të vendosura nëpër muzetë kombëtarë, një pjesë e të cilëve ekzistojnë falë këmbënguljes së saj për gjetjen e fondeve të nevojshme.
Pranon se e ka kryer pjesën më të konsiderueshme të punës në një epokë tjetër, megjithëse nuk ka asnjë dyshim se edhe arkeologët e rinj kanë mundësi të shumta për aventura të tilla. "Pata shansin të udhëtoja në vende të pazakonta, ku m‘u shfaqën mundësi që më ngacmuan vëmendjen. Sot njerëzit janë shumë më të dhënë pas dërgimit e marrjes së email-eve".