Pasojat e dështimit të një "konkursi dashurie"
E dashura e një biznesmeni kinez të martuar u hakmor në mënyrën më të dhimbshme ndaj vetes kundër të dashurit të saj, pasi ai e përjashtoi nga konkursi "i dashurisë". 29-vjeçarja e njohur si Yu e çoi burrin dhe katër të dashurat e tjera të tij me pagesë në një humnerë mali, pasi donte të hakmerrej për idenë se do të mbetej pa para dhe pa shtëpi. Yu ishte e para që u përjashtua nga lista e haremit, pas një vendimi sekret që kishte marrë biznesmeni për të mbajtur vetëm njërën prej tyre. Pasi kishte kuptuar se i duhej të frenonte shpenzimet e tij, sipërmarrësi i identifikuar si Fan, punësoi një instruktor nga një agjenci modelesh, i cili do të gjykonte se cilën nga të dashurat duhej të mbante. Vajzat gjykoheshin nga pamja, aftësia për të kënduar dhe aftësia për të mbajtur alkoolin pa u dehur, sipas CNN. Që të pesta vajzat deri në atë moment merrnin një pagesë mujore prej 730 dollarësh nga Fan dhe e kishin qiranë e shtëpisë të paguar. Pasi Yu u eliminua, ajo sajoi një turne, duke iu thënë të tjerëve se ishte organizuar për t'i dhënë lamtumirën përpara se ajo të kthehej në shtëpinë e saj në provincë. Më pas ajo e drejtoi makinën nga një humnerë duke vrarë kështu veten dhe duke plagosur të tjerët. Policia fillimisht kishte menduar se ishte aksident, por më pas gjeti një letër që Yu kishte lënë para se të niste udhëtimin e fundit. Fan, mosha dhe puna e të cilit mbetën mister, i pagoi familjes së Yu-së 84.744 dollarë si kompensim për vdekjen e saj. Yu ishte e dashura e Fan prej nëntë vitesh, që kur ishin takuar në një restorant ku ajo punonte. Sipas CNN, të dashurat e tjera e kanë lënë biznesmenin, po ashtu edhe gruaja e tij.