Tokio, ministri i dehur në G7, jep dorëheqjen
Ministri japonez, i cili ishte pjesëmarrës në samitin e vendeve më të industrializuara të botës në samitin e Romës, dha dorëheqjen pas akuzave se ishte paraqitur i dehur në samit. Ai e ka mohuar faktin se ishte dehur duke i justifikuar gjestet e tij anormale në konferencën e G7-ës, duke thënë se kishte marrë disa ilaçe kundër ftohmës. Në fakt ministri japonez i Financave, Shoichi Nakagaua, ka dhënë dorëheqjen. Vendimi u mor edhe pasi kryeministri Taro Aso e besoi sërish. Në një konferencë urgjente për shtyp, ministri ka shpjeguar se dorëheqja e tij nuk do të nisë menjëherë, por sapo Dhoma e Ulët të aprovojë buxhetin 2009-2010. "Kryeministri Aso më tha se duhet të bëj më të mirën time deri në aprovimin e buxhetit", deklaroi Nakagaua për gazetarët. Ministri kërkoi publikisht falje, pasi i kishte shkaktuar probleme kryeministrit dhe personave të tjerë, duke mos u kujdesur në mënyrën e duhur për shëndetin e tij, pasi doktori në mëngjes e kishte diagnostikuar me "një të ftohtë të fortë dhe lodhje" në bazë të kritikave të performimit të tij në Romë.