Vezë të prodhuara me lëndë kimike
Kina rrezikon të përfshihet në një skandal të dytë ushqimor, i cili ka nisur me përmasa më të minimizuara se ai i qumështit me melaminë, por nëse do të vërtetohen deklaratat mediatike, do të marrë përmasa edhe më të mëdha. Në qytetin Fujian është ndezur alarmi për konsumin e vezëve, të cilat, sipas mediave vendase janë prodhuar duke iu shtuar disa substanca kimike si alumin, klorur kalciumi dhe xhelatine. Lajmin e ka publikuar një gazetë e përditshme nga Hong-Kongu, "The Standard". Sipas një mjeku që citon gazeta, nga përdorimi i ushqimeve me alumin mund të shkaktohen probleme mendore. Disa muaj më parë ishin zbuluar edhe vezë që përmbanin melaminë, përveç qumështit të foshnjave që u kthye në një skandal të madh. E gjitha për të shtuar nga ana vizive vlerat proteinike të produkteve ushqimore. Në rastin e parë prodhuesit kërkuan falje dhe i hoqën ato nga tregu.