Pasojat shkatërrimtare të derdhjes së naftës tek banorët e Gjirit të Meksikës
Ishte mesi i majit kur shkencëtarët diktuan rrjedhën e shpejtë të naftës që shpërndahej si një meduzë e stërmadhe në gjirin e Meksikës. Dikush e mohoi këtë. Zyrtarët i quajtën pretendimet e shkencëtarëve, çorientuese, të parakohshme dhe të pasakta. Për më tepër, vijoi një ekspozim prej Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, ku u duk se ujërat rrethuese “nuk janë burim shqetësimi” . Administratori i NOAA, Jane Lubchenco, një oqeanograf i njohur, kur Presidenti Obama e caktoi si kreu i kësaj agjensie, insistoi që nuk ekziston nafta mbi det, vetëm “disa anomali” – edhe pse javën e fundit e pranoi mundësinë e rrezikut të ekzistencës së naftës mbi oqean. Tashmë është shumë e qartë që ata që u shqetësuan për ndotjen mbi det, kanë të drejtë, se oksigjeni mbi ujë po shteron dhe se shpërndarja e naftës gjithandej në oqean po përkeqëson situatën duke u zgjatur te tentakulat e nëndetit. Gjithçka është transformuar në diçka të papreçedentë. Horizonti i Ujërave të thella ka për të futur në librin e kujtimeve jo për faktin se sa po shkatërron, por se ku: një shpërthim gjigand nafte të papastër marshon kuturu, por ama edhe deri në thellësitë e mëdha të oqeanit. Pasojat për ekuilibrin delikat të ekzistencës në ekosistemin e prekshëm të Gjirit dhe për fazat e shpejta të natyrës pro jetës, janë të pallogaritshme. “Nuk jam shumë i shqetësuar për naftën mbi sipërfaqen e oqeanit”, thotë kimisti Ed Overton i Universtitetit në Luizianë. “Ka për të shkaktuar shumë dëmtime të konsiderueshme dhe të dukshme – moçale humbjesh dhe erozion në vijën bregdetare, zogj të ngordhur, breshka të ngordhura – por ne do t’i marrim vesh të gjitha. Gjërat që nuk do të mund t’i shohim, më shqetësojnë së tepërmi. çfarë ndodh nëse dalin të gjithë kandilët e detit? Ne nuk e dimë se ç’rol kanë në atmosferë. Por Nëna Natyrë i ka vendosur patjetër me një qëllim aty dhe tashmë ato notojnë mbi naftë”. Kur një pus nafte shkon deri në thellësinë 5000 metra, studiuesit parashikojnë që pasuritë fizike dhe kimike të derdhjes pësojnë një alkimi të pakëndshme. “Po krijohen mikroshtresa nafte që barten nga thellësi të mëdha”. Një pjesë e madhe e naftës mbetet nën ujë, pa pasur mundësi të ngrihet në sipërfaqe. Rezultati është rrjedha nën ujë që oqeanografja Samantha Joye nga Universiteti i Gjorgjias dhe kolegët e saj diktuan nga anijet e kërkimit, 3 javë pas shpërthimit. Pavarësisht viteve të kërkimeve që rezultonin se nafta e nëndetit krijon të tilla anomali, një studiues tjetër u shpreh se “nafta pluskon mbi ujë”. Kjo ishte në fakt një shpresë e mirë. Një raport i vitit 2007 i realizuar nga Shërbimi dhe Menaxhimi i Mineraleve për pasojat e ambjentit prej naftës dhe gazit përfunduan në një konkluzion, se derdhja e nënujshme është një rrezik real: “Derdhja nën ujë … mund të bëjë të mundur që këto përbërës të arrijnë deri në thellësitë më të mëdha, deri në shkëmbinjtë nënujorë”. BP ka derdhur 185,000 gallonë nën ujë, plus edhe 800 000 të tilla mbi sipërfaqe. Nuk ka pasur sugjerime që BP kishte ndërmend ta mbante larg vështrimit pjesën më të keqe të derdhjes. NOAA vuri në dyshim gjetjen e rrjedhës së naftës nën ujë (por që tashmë janë vënë në përdorim dy anije duke përdorur hidrolokatorët që thithin derdhjet e naftës). Me “një përgjigje të shpejtë” shkencëtarët po kërkojnë të vlerësojnë ndikimin e rrjedhës së naftës. Shkencëtart mund të thonë për momentin se hapësira nënujore është përfshirë nga metani i tretur, përgjatë rreth 15 miljeve, me një gjeërësi prej 5 miljesh. Dyshimi i NOAA-s lidhur me derdhjet është i saktë në këtë pikë. Në kundërshtim me atë që na sjell në mendje kjo frazë, derdhjet e naftës janë gjarëpërore të zeza. Kërkuesit e USF mundën të diktonin që derdhjet nuk kanë mbërritur ende në thellësi të mëdha. Këto rrjedha të nënujshme të naftës, edhe pse jo aq të përqendruara sa në sipërfaqe të oqeanit, ka mundësi të veprojnë te Gjiri me anë të dy mekanizmave: e para është boshatisja me oksigjen, që është vlerësuar deri te 30%. E dyta janë ndikimet toksike të drejtëpërdrejta të naftës dhe metanit. Breshkat dhe vezët e balenave janë zhytur deri në thellësitë 3.200 m, ku ende nuk janë zbuluar shenja nafte. Peshkaqenët, karkalecat dhe kallamarët janë të gjithë banorë të thellësive. Një nga humbjet më të mëdha mund të shkaktohet te tunat. Tashmë të rrezikuara nga vërshimi i ujërave, speciet shumëzohen vetën në detin Mesdhe dhe në gji. Speciet e tjera rrezikohen nga derdhjet që mund të mbërrijnë deri te thellësitë, duke përfshirë edhe ato që emigrojnë nga sipërfaqja dhe të tjerët që shkëmbehen. “Ka edhe planktonë që lëvizin nga sipërfaqja e ujit dhe ushqehen aty, më pas rikthehen në thellësi”, thotë oqeanografja Liza Levin. “Të gjitha zonat e jetës bashkëveprojnë dhe tashmë duket se atyre i është ngulur një gozhdë me naftë”. “Përbërësi më i madh biologjik i qarkut global të karbonit ndodhet pikërisht në thellësi të detit”, shprehet biologu Jeffrey Baguley nga Universiteti i Navadës; pa organizmat e thellësive të detit, krijesat e ngordhura ujore mund të grumbullohen si shishe dhe bidona që pluskojnë mbi ujë. “Nëse ndonjë zonë e shumë e madhe në thellësi të gjirit shndërrohet në një zonë ngordhjeje, lënda organike mund të grumbullohet në fund dhe të ndërpritet nga pjesa e mbetur e ekosistemit”, thotë shkencëtari Mahlon Kennicutt, nga Teksasi. Në shtratin e oqeanit jetojnë mjaft gjallesa si: koralet, kandilat e detit, peshq me bark të butë, iriq deti etj. Tri shkëmbinj deti koralë jëtojnë në zonën me sipërfaqe të lëmuar dhe 2 të tjerë janë afër rrjedhës së naftës. Nafta ka për të qenë vdekjeprurëse për shkëmbinjtë nënujorë. Të një rëndësie të veçantë janë edhe qindra “grupe” depërtuese në gji, enklava me sipërfaqe të forta, krimbat, peshqit e vegjël, midhjet dhe gaforret që jetojnë pothuaj në sipërfaqe të ujit. Nga këtu çlirohet hidrokarboni. Për fat të keq, bollëku me hidrokarbon shkakton dëm deri në ngordhje. Bakteret janë burim i enzimave që mundësojnë reaksionin kimik të quajtur PCR. Shkencëtart kanë shumë shpresa se mund të gjejnë mikrobe të ngjashme, edhe pas depërtimit të naftës. Disa prej tyre madje flasin edhe për përbërje që mund të luftojnë kancerin dhe sëmundjen e leuçemisë te fëmijët. Nafta mbi sipërfaqen e oqeanit mund të avullojë përfundimisht, ajo degradohet prej rrezeve të diellit, konsumohet prej mikrobeve apo ecën drejt bregdetit, aty ku edhe mund të grumbullohet. E ardhmja dhe ndikimet e derdhjes së naftës mbi sipërfaqen e oqeanit janë krejtësisht ende të panjohura. Fatkeqësia është një eksperiment i paplanifikuar. Ditën e djeshme u konfirmua se derdhjet e naftës janë shpërndarë në sipërfaqen e oqeanit në Gjirin e Meksikës, por përqendrimet e kimikateve në ujë janë relativisht të ulëta. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike nxorri rezultatet nga studimet e bëra në Universitetin e Floridës. Analizat nxorrën që nivelet e naftës kanë shkuar deri në 42 milje gjatësi. Testi i bërë konfirmoi që disa përbërës toksikë që mund edhe të avullojnë, po përhapen me shpejtësi në oqean. Ende nuk është e qartë se në ç’nivele ka arritur toksina për jetën e gjallesave. NOAA po punon me seriozitet dhe me intensitet për të kuptuar “se deri ku po ecën nafta, sa po depërton në thellësi dhe pasojat që do të sjellë”. Të dhënat më të reja tregojnë se brenda 4 ditëve janë derdhur 42,500 fuçi nafte, ndërkohë që edhe 30.6 bilionë kubikë gazi natyror kanë shpërthyer. Dje Presidenti Obama u shpreh se e vlerësonte shumë situatën e krijuar, atë fatkeqësi që është konsideruar më e rënda në mjedis. “Unë nuk kam biseduar vetëm me ekspertët, sepse ky është një seminar mes kolegësh”, u shpreh z. Obama në një intervistë “Biseduam me ata që kanë përgjigjen më të mirë, kështu që e kemi situatën nën kontroll”. Administrata e Obamës shpalli një moratorium 6 mujor në thellësitë e detit, por nënvizoi se do të lejonte kërkimet që të vazhdonin me operacionet e tyre. Nëse industria e naftës ka për të thënë fjalën e vet – me pothuaj 30 bilionë fuçi nafte të papërpunuar e barabartë kjo edhe nën thellësitë e gjirit – ky është vërtet një eksperiment i paplanifikuar, që ende nuk i dihet fundi.
Përktheu: Rudina Dahri
...