E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembja e banesave, komuna kërkon ndihmë për familjet e dëmtuara

Berat

Shembja e dy banesave në fshatin Zgërbonjë të Komunës Vërtop në Rrethin e Beratit ka bërë që 14 familjarët ta kalojnë natën e dytë në qiell të hapur. Të mbetur pa një strehë, ata kanë kërkuar ndihmën e komunës, por kjo e fundit gjendet në një situatë tepër të vështirë financiare. Sipas kreut të komunës, Fatmir Balliut, komuna e ka të pamundur për të ndërhyrë, pasi fondi i emergjencave civile është shpenzuar krejtësisht nga situata e rëndë e krijuar gjatë ditëve të fundit. Balliu shprehet se po shikohen të gjitha mundësitë që familjarët Ismaili të strehohen në banesa të emigrantëve në këtë zonë, pasi komuna nuk ka asnjë mundësi financiare për t’i ndihmuar. Ndërkaq ai ka dërguar dje një informacion të detajuar pranë institucionit të prefektit të Qarkut të Beratit, ku ka kërkuar të ndihmohen familjarët e mbetur të pastrehë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›