Pasurinë s’e deklaruan 267 zyrtarë të lartë
Nga Express më 08 prill 2011 në ora 21:21
Rreth 15 për qind e zyrtarëve të institucioneve publike shkelin Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë e dhuratave.
Mungesa e kornizës ligjore po u lë hapësirë zyrtarëve të lartë publikë që të mos e deklarojnë pasurinë e tyre apo atë ta deklarojnë rrejshëm.
267 zyrtarët e lartë, nuk e kanë respektuar afatin kohor, 31 mars. Tani ata kanë edhe një afat deri më 21 prill.
Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit do të presë edhe dy javë për deklarimin e pasurisë të atyre që për herë të parë kanë marrë postin e zyrtarit të lartë, transmeton KD.