E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, spitali i ri që këtë verë

Ne fillimi te veres spitali i ri ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" do te jete gati per pacientet. Ky ka qene premtimi i kreut te Shendetesise Petrit Vasili, gjate seances degjimore ne komisionin parlamentar te Shendetesise. Vasili u shpreh se, do te zgjidhet perfundimisht me hapjen e spitalit te ri, problemi i pacienteve shqiptare me shërbimin e urgjences.

"Perfundimisht do te zhvendoset ne nje sherbim urgjence te pakrahasueshem me ate qe kemi sot. Gjithashtu, do te kemi 30 shtreter te kirurgjise se pergjithshme, te cilet reflektojne dhe profilin kirurgjikal qe ka spitali dhe 30 shtretër të mjekësisë interne. Duke qene se te gjitha kontratat jane mbyllur dhe them qe fundi i majit, fillim qershorit do te jene dhurata te medha qe i ofrohen qytetarit shqiptar", u shpreh Petrit Vasili, minister i Shendetesise.

Po ne te njejten kohe pritet te filloje nga puna, dhe spitali "Shefqet Ndroqi", ne periferi te Tiranes, i cili i eshte neshtruar rikonstruksionit, per nje periudhe disa mujore. Dhe ky spital sipas Vasilit, do te ofroje shërbime cilesore, te cilat prej vitesh kane munguar per pacientet qe vuajne nga sëmundjet e mushkërive.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›